Politike

VD-Masat më 31 dhjetor, Manastirliu: Covid nuk ka ikur! Vijnë 375 mijë doza Pfizer

29 Dhjetor 2021, 12:31 Nga DOSJA
VD-Masat më 31 dhjetor, Manastirliu: Covid nuk ka ikur! Vijnë 375

TIRANË– Në datën 31 dhjetor do të vijnë në Shqipëri 375 mijë vaksina Pfizer. Kjo u bë e ditur ditën e sotme nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila doli në një deklaratë për gazetarët pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Manastirliu shtoi se do të vijnë dhe 500 mijë doza covax.

“Kanë ardhur më shumë se 2.6 milion. Jemi në pritje më 31 dhjetor nga Pfizer për një sasi tjetër të vaksinave. 375 mijë vaksina Pfizer. Në fund të dhjetorit falë mbështetjes së BE. Jemi në pritje të kontratës së re. Për 2022 do kemi 1.5 milion doza vaksina. Nga Covax ne jemi të përfshirë si vend me vetëfinancim. Kemi 500 mijë doza vaksine që do të vijnë. Dhe shteti në Covax do zgjedh nga vaksinat. Pra ka vaksina Astra Zeneca apo Pfizer. Gjithashtu edhe NovaVax, apo Sinovax, Sinopfarm. Deri më sot nuk kemi thirrje nga Covax për vaksinën turke. Por nëse do kemi do e vlerësimi.” tha Manastirliu.


Ndërsa e pyetur se çfarë ka të veçantë nata e ndërrimit të viteve që është hequr ora policore, Manastirliu tha se vendimi është bazuar në situatën epidemiologjike e se është bërë një vlerësim i gjerë i situatës dhe në rajon. Ministrja shtoi se në atë natë duhet të ketë kujdes të madh, sa më pak kontakte dhe masa mbrojtëse.

Pyetja: Komiteti i eskpertëve ka hequr orën policore në natën e ndërrimit të viteve, ca ka të veçantë nga ditët e tjera dhe pse grumbullohen njerëzit?

‘Vendimi për datën 31 dhjetor është bazuar duke iu referuar situatës epidemiolkogjike dhe duke bërë një vlerësim të rasteve pozitive dhe shtrimeve në spital. Data 31 të jetë një ditë e hapur sepse ka bërë dhe një vlerësim më të gjerë të situatës edhe në rajon, sigurisht Omicron është shqetësues ditët e fundit por 31 dhjetori, do të ketë kujdes të shtuar. Do të lejohen lëvizjet këmbësore dhe të qarkullimit të njerëzve sepse dihet është festë dhe njerëzit mblidhen. Duhet sa më pak kontakte, të vaksinuar dhe me masa mbrojtëse.Nga ana tjetër ne kemi protokolle shëndetësore të miratuara. Kapacitetet që duhet të kenë baret apo restorantet, vetëm dje janë bërë më shumë se 320 inspektime për masat anti-Covid. Lufta me pandeminë na përket të gjithëve dhe përgjegjësia e qytetarëve duhet të jetë njësh me autoritetet që rrinë në këmbë.Covid-19 nuk ka ikur, duhet të jemi më të kujdesshëm. 30% të ambjenteve ku ofrohen shërbime duhen shfrytëzuar sipas protokollit.‘- u shpreh Manastuirliu.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ogerta manastirliu ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2021, 13:08

Si u fal Porti i Durrësit me negociata sekrete

TIRANË– Ditën që Sali Berisha mbante kuvendin e Partisë Demokratike në stadiumin Air Albania dhe e gjithë vëmendja e opinionit publik ishte e mbërthy...