Sport

Në Spanjë, miqësore më 26 mars: Kuqezinjtë përballë “La Rojas” të Luis Enriques!

29 Dhjetor 2021, 11:25 Nga DOSJA
Në Spanjë, miqësore më 26 mars: Kuqezinjtë

TIRANE Kjo do të jetë ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy kombëtareve, të cilat deri më tani kanë luajtur ndaj njëra-tjetrës shtatë sfida, të gjitha të vlefshme për kualifikueset e kampionateve europiane dhe botërore.

Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit Europian 1988. Ndeshja e parë u zhvillua në vendin tonë, në stadiumin “Qemal Stafa” më 3 dhjetor të vitit 1986 dhe u fitua nga spanjollët me rezultatin e ngushtë 1-2. Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua nga Shkëlqim Muça. Ndërsa në ndeshjen e dytë në Spanjë, më 18 nëntor 1987, Shqipëria u mund me shifrat 5-0.

Ndërkaq, sfida e tretë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 1992 u zhvillua në Sevilje, më 19 dhjetor 1990, dhe përfundoi 9-0 në favor të spanjollëve.

4 sfidat e tjera janë zhvilluar të gjitha në kuadër të kualifikueseve për kampionatet botëror, përkatësisht Kampionati Botëror 1994 dhe Kampionati Botëror 2018, ku Shqipëria nuk ka arritur të fitojë asnjë prej këtyre ndeshjeve.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kuqezinjte e kombetares kuqezinjte e shqiperise me spanjën ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy kombëtareve në stadiumin “qemal stafa” pastaj spanja dhe italia me nga 5 secila kuqezinjte e kombetares kuqezinjte e shqiperise me spanjën ndeshja e parë miqësore mes këtyre dy kombëtareve në stadiumin “qemal stafa” pastaj spanja dhe italia me nga 5 secila

Sondazh

Poll