Sport

Chelsea, tenton për Theo Hernandez. Milani mbyll derën: “Jo, nuk është i shitshëm!”

29 Dhjetor 2021, 10:08 Nga DOSJA
Chelsea, tenton për Theo Hernandez. Milani mbyll derën: “Jo, nuk

ITALI – Tentativë e Chelsea për Theo Hernandez, por Milani thotë “Jo”! Mbrojtësi i majtë nuk mund të shitet për kuqezinjtë, nëse nuk ka oferta stratosferike dhe të domosdoshme. Gjë që për momentin, britanikët nuk duken të gatshëm ta bëjnë.

Maldini dhe Massara, pra, po punojnë për të rinovuar marrëveshjen me mbrojtësin francez të krahut të majtë, një nga më të mirët në këtë rol, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024. Synimi i drejtorëve kuqezinj është ta sigurojnë atë me një zgjatje dhe një rritje të konsiderueshme të pagës.

Theo Hernandez nuk po shkëlqen këtë sezon, edhe falë Covid-19, por megjithatë mbetet një pjesë e çmuar e kuqezinjve. Sirenat e merkatos nuk i shqetësojnë shumë milanistët, sepse vullneti i mbrojtësit të krahut është të qëndrojë te “Djajtë”, por në çdo rast rinovimi është i nevojshëm për ta siguruar atë.

Synimi është të arrijmë nënshkrimin deri në vitin 2026, me një page prej 4 milionë euro, dyfishi i pagës vjetore aktuale.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 16 dhjetori ditelindja e milanit blerja me e re e milanit hernandez mbrojtësi i majtë nuk mund të shitet nëse nuk ka oferta stratosferike tentativë e chelsea theo hernandez 16 dhjetori ditelindja e milanit blerja me e re e milanit hernandez mbrojtësi i majtë nuk mund të shitet nëse nuk ka oferta stratosferike tentativë e chelsea theo hernandez

Sondazh

Poll