Sport

Romeo Beckham, futbolli dhe moda si babai David: marrëveshje milioneri me Puma-n

28 Dhjetor 2021, 19:26 Nga DOSJA
Romeo Beckham, futbolli dhe moda si babai David: marrëveshje milioneri me

SHBA-Romeo Beckham ndjek gjurmët e babait të tij David dhe, mes modës e futbollit, bëhet më i pasur se vëllezërit e tij. 19-vjeçari, i cili aktualisht luan për Fort Lauderdale FC (skuadra rezervë e Inter Miami), ka nënshkruar një kontratë prej 1.2 milion £ për t’u bërë fytyra e re e kompanisë së veshjeve Puma. Një marrëveshje që e bën atë më të pasurin nga fëmijët e David dhe Victoria Beckham.

Bizneset e këtij lloji dhe përmasash janë të zakonshme në familjen e ish-mesfushorit. 46-vjeçari, për shembull, nënshkroi një kontratë të përjetshme me Adidas në vitin 2003. Dhe tani është radha e djalit, por me Puma-n.

Për kompaninë gjermane të veshjeve, Romeo është personi që mund të përfaqësojë më së miri markën.19-vjeçari ka pasur tashmë eksperienca të tjera në modë, por me marka të tjera, përfshirë Yves Saint Laurent. Romeo, falë edhe kësaj marrëveshjeje, tani ka tejkaluar asetet e vëllait të tij të madh, Brooklyn.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport david beckham romeo beckham david beckham romeo beckham

Sondazh

Poll