Politike

Harta e re gjyqësore, Llagami: Shërbimet e publikut s’do preken, synojmë specializim

28 Dhjetor 2021, 10:19 Nga DOSJA
Harta e re gjyqësore, Llagami: Shërbimet e publikut s’do preken,

TIRANË– Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami u shpreh për gazetarët se shërbimet që ofrohen ndaj publikut nuk do të cënohen me hartën e re gjyqësore. Më tej, Llagami tha se brenda 5 viteve do të bëhet rishikimi i hartës gjyqësore nëse nuk do të ketë efikasitet. Llagami tha se me anë të kësaj harte do të synojnë specializimin e gjyqtarëve duke rritur numrin e tyre në gjykata.


‘Do kërkohet së paku 6 muaj për të bërë një fazë të implementimit të hartës së re gjyqësore. Shërbimet ndaj publikut nuk do të cënohen. Ajo që ne kemi bërë analizë, është se kemi vlerësuar se do jetë histori suksesi. Problemi i gjykatave administrative është ai i efiçencës. Brenda 5 viteve mund të rishikohet harta gjyqësore nëse nuk do ketë efikasitet. Ta provojmë dhe më pas do ta shikojmë. Ne synojmë specializmin e gjyqtarëve, duke rritur numrin e tyre në gjykata. Pra do shpërndahen në mënyrë më efiçente.’- u shpreh Llagami.

LAJMI KRYESOR: Harta: 12 gjykata të shkallës së parë, 1 Apeli! Tirana e Lushnja me 2 administrative

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike harta e re gjyqesore naureda llagami prezantohet harta e re gjyqesore harta e re gjyqesore naureda llagami prezantohet harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll