Politike

VD-Ngjarjet kriminale, Çela: Do ketë hetim, ka nevojë dhe për angazhim të SPAK

28 Dhjetor 2021, 11:09 Nga DOSJA
VD-Ngjarjet kriminale, Çela: Do ketë hetim, ka nevojë dhe

TIRANË– Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se prokurorët kanë pasur gjithmonë mbështetjen për të vepruar në përputhje me ligjin, jo vetëm mbështetjen e Prokurorisë së Përgjithshme por dhe Policisë. Në një prononcim për mediat pas konferencës ku u prezantua harta e re gjyqësore, Çela tha se me gjithë vështirësitë që sot kemi për përballimin e ngarkesës, mesazhi që u është dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda, ngjarjet që kërkojnë një angazhim tjetër.


“Prokurorët kanë pasur mbështetjen të veprojnë në përputhje me ligjin. Kanë pasur mbështetjen e të gjitha strukturave, jo vetëm të Prokurorisë së Përgjithshme, por edhe strukturave të Policisë së Shtetit. Me gjithë vështirësitë që kemi sot për sa i përket përballimit të ngarkesës, mesazhi që iu është dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda, ngjarjet që kërkojnë një angazhim të një niveli tjetër. Patjetër në të gjitha rastet e rënda ka nevojë për një bashkëveprim me SPAK për të vlerësuar elementët e krimit të organizuar. Ju siguroj se prokuroria vazhdon të kryejë plotësisht funksionet e veta kushtetuese dhe ligjore”, tha kryeprokurori Çela.

Ndërkohë, i pyetur nëse është gati Shqipëria për ta vënë në gatishmëri hartën e re gjyqësore, kryeprokurori Çela u shpreh se:

“Ka domosdoshmëri për hartën gjyqësore. Nevoja sot është ekstreme, për shkak të reformës në drejtësi që po zbatohet sot, procesit të Vettingut. Kemi një numër gjithnjë e më të paktë të magjistratëve në disa nga gjykatat e prokuroritë kryesore. Te prokuroria problemi është i mprehtë në shumë prej tashmë, ndaj harta është domosdoshmëri për të pritur deri në plotësimin e sistemit me magjistratë. Ndaj kjo është e vetmja zgjidhje. Së dyti, sa i përket infrastrukturës, mendoj se ka opsione për zgjidhje. Mendoj se mund të përballohet në fazën aktuale me përdorimin e godinave, që mund të jenë të disponueshme. Ne do të bashkëpunojmë me KLGJ, apo ministrin e Drejtësisë. Besoj se do të kemi mbështetjen e plotë, që do të sigurohen nevojat e prokurorisë, të paktën në fazën kalimtare, derisa në një plan afatgjatë të vlerësojmë edhe nevojat për ndërtimin e godinave të reja. Këto janë çështje që ngelen për t’u zgjidhur, por e nevojshme në planin afatshkurtër nevojat imediate mendoj se mund të realizohen dhe prokuroritë do të kenë infrastrukturën e nevojshme për të ushtruar detyrën”.

LAJMI KRYESOR: Harta: 12 gjykata të shkallës së parë, 1 Apeli! Tirana e Lushnja me 2 administrative

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike olsian cela prezantohet harta e re gjyqesore olsian cela prezantohet harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll