Politike

Shorti i ndarjes së apartamenteve të Rindërtimit, Rama: Leku e miku janë e shkuara

28 Dhjetor 2021, 10:28 Nga DOSJA
Shorti i ndarjes së apartamenteve të Rindërtimit, Rama: Leku e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama e quan shortin e ndarjes së apartamenteve të procesit të Rindërtimit të drejtë dhe transparent. Teksa ka ndarë pamje nga shorti, kreu i qeverisë shton se ky proces është një element kuptimplotë i historisë së solidaritetit, respektit dhe përkushtimit ndaj njerëzve në nevojë. Rama shton se dikur banesat sociale ndaheshin me lek e me mik mirëpo kjo praktikë i përket të shkuarës së abuzimeve me pushtetin e dallavereve me shtetin.

POSTIMI:

TRANSPARENCA dhe DREJTËSIA në ndarjen e apartamenteve të Rindërtimit është një element kuptimplotë i kësaj historie të bukur solidariteti, respekti, përkushtimi maksimal të politikës ndaj njerëzve më në nevojë Çdo apartament është ndarë me short publik dhe jo vetëm që çdo metër katror i Rindërtimit ka shkuar për familjet e prekura nga tërmeti, po edhe pozicioni, shkalla, kati për çdo familje është caktuar pa asnjë ndërhyrje apo ndikim nga jashtë, falë shortit publik Dikur edhe banesat sociale ndaheshin me lek e me mik, madje në jo pak raste merreshin nga njerëz me pushtet, ndërsa sot ajo praktikë i përket të shkuarës së abuzimeve me pushtetin e dallavereve me shtetin Për të mos lejuar që asnjë gabim i vetëm njerëzor apo largqoftë edhe i qëllimshëm ta cënojë këtë proces ku njerzillëku ka qenë qysh ditën e parë thelbi i përpjekjes sonë, cilido që ka një ankesë mund të drejtohet në platformën e bashkëqeverisje

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll