Aktualitet

Përshkrimi i saktë nga videolojrat tek mjekra, arrestohen dy hajdutët shqiptarë

28 Dhjetor 2021, 15:52 Nga DOSJA
Përshkrimi i saktë nga videolojrat tek mjekra, arrestohen dy

ITALI- Dy të rinj shqiptarë përfunduan në pranga pasi tentuan të grabisnin një apartament në Viale Pio VII në Quarto. Mediat e huaja raportojnë se arrestimi i hajdutëve u bë i mundur falë përshkrimit të saktë nga zonja e shtëpisë dhe djali i saj.

Në veçanti, gruaja tha se në momentin e kthimit në shtëpi, ka parë djalin e saj të mitur duke vrapuar drejt saj i shqetësuar, duke i thënë se teksa ishte në dhomën e ndenjes duke luajtur videolojëra, ai dëgjoi një zhurmë që vinte nga dhoma e vëllait të madh, sikur dikush të ‘gërvishte xhamin’.

Djali i vogël hyri në dhomë dhe vuri re jashtë ballkonit një burrë me shpatulla të gjera dhe pak mjekër. Duke parë skenën, ai vrapoi drejt nënës së tij, e cila nisi ta ndiqte kriminelin dhe ndërkohë telefonoi 112, duke i dhënë të dhënat e sakta të rrugës së arratisjes.

Dy të rinjtë të moshës 22 dhe 26 vjeç u gjurmuan gjatë arratisjes dhe u arrestuan. Njëri prej tyre priste brenda makinës dhe u dërgua në burgun Marassi,ku do të vuajë dënimin prej 2 vite e 8 muaj për bashkëpunim në grabitje.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy hajdut arrestohen dy shqipatre arrestohen dy hajdut arrestohen dy shqipatre

Sondazh

Poll