Aktualitet

FOTOT- Tragjike në Gjermani, babai shqiptar vret dy djemtë e veten, plagos dhe gruan

28 Dhjetor 2021, 07:08 Nga DOSJA
FOTOT- Tragjike në Gjermani, babai shqiptar vret dy djemtë e veten,

GJERMANI– Flamur R. 44 vjeç, nga Kosova por me banim në Gjermani, në Kleiner Glinder Berg ka vrarë me armë zjarri dy djemtë e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje veten. Bild shkruan se ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 22:53 të mbrëmjes së kaluar, kur 44-vjeçari sapo ishte kthyer në shtëpi. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka konstatuar tre trupat e pajetë.

Flamur R. ka qëlluar me armë zjarri mbi dy djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, në rrethana ende të paqarta. Më pas ka shtënë drejt gruas e vetes. Të dy fëmijët dhe 44-vjeçari anë ndërruar jetë në vendin e krimit që ishte dhe banesa e familjes shqiptare, ndërsa e shoqja, Avdija R., ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Mediat e Kosovës kanë raportuar se familja është nga Gjakova, gjë që mbetet për tu konfirmuar, pasi ende nuk dihet me siguri. 44-vjeçari, një punëtor krahu, siç deklarojnë fqinjët ka qenë një person gjaknxehtë dhe shumë herë e kishin dëgjuar të bërtiste në shtëpi, por shkaku që e ka shtyrë të vrasë të dy fëmijët e tij nuk është zbardhur ende.

Në policinë gjermane ekziston një dosje për Flamur R., i cili rezuton të ketë pasur denoncime nga të afërm të cilët i ka kërcënuar më herët. Kryeprokurori Christian Braunëarth tha se po punohet ende për të zbuluar konfliktin që ka lindur në familje.

“Gjetjet aktuale nuk tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes. Sqarimi i historisë së mëtejshme është objekt i hetimit në vazhdim,”- tha ai. 

SHIKO EDHE KËTË:

Gjermani/I vrau i ati! rimi në familjen shqiptare,fëmijët e kishin denoncuar në 2020

(E.h;f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet babai vret femijet dhe veten tragjedi ne gjermani babai vret femijet dhe veten tragjedi ne gjermani

Sondazh

Poll