Aktualitet

Dëmtohen dy linjat Shijak-Vorë dhe Mëzes-Valias, situata zgjidhet pas dy orësh

28 Dhjetor 2021, 15:04 Nga DOSJA
Dëmtohen dy linjat Shijak-Vorë dhe Mëzes-Valias, situata zgjidhet

TIRANË/DURRËS – Rrjeti i furnizimit me energji elektrike 35kV pati probleme për furnizimin me energji elektrike për shkak të dëmtimeve nga ndërhyrjet e dy subjekteve private ditën e sotme.

Linja Mëzes-Valias dhe Shijak-Vorë pësuan difekte duke bërë që të mbeten pa energji elektrike nënstacionet e Shijakut, Manzës, Vorës dhe Valiasit.

Dëmtimi i parë u shkaktua në orën 11:05 në linjën Mëzes-Valias pasi një subjekt privat po kryente punime dhe mbeti pa energji nënstacionin e Valiasit. Grupet e Tensionit të Lartë dhe OSHEE arritën të furnizonin pjesërisht me energji elektrike nënstacionin e Valiasit.

Rasti i dytë u regjistrua në linjën Shijak-Vorë që u dëmtua nga një kamion i tonazhit të rëndë. Pas 14 minutash u mundësua rikthimi i energjisë për nënstacionin e Shijakut dhe disa subjekte private.

Në orën 13:00 u realizua rikthimi i plotë i energjisë elektrike për të gjitha nënstacionet.

(d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet osheee osheee

Sondazh

Poll