Aktualitet

Ndihmës! Kryeministri vë në dispozicion të vetes 24 persona, pagat e majme që marrin

28 Dhjetor 2021, 16:07 Nga DOSJA

TIRANË– Edi Rama ia ka plotësuar të gjitha nevojat vetes si kryeministër i Shqipërisë. Në mënyrë që ta ketë punën sa më të lehtë, Rama ka 24 ndihmës të cilëve tashmë falë skandalit me publikimin e të dhënave personale u dihet dhe rroga që u jepet nga taksapaguesit shqiptarë. Nga vëzhgimi i Dosja.al është zbuluar se me një pagë të majme prej 172 mijë e 200 lekësh të reja, stafi prej 24 personash rezulton të jetë në ndihmë të kreut të qeverisë.

Realisht, mbetet e pakuptueshme puna që mund të bëjnë 24 persona në shërbim të një njeriu të vetëm. Por, mes emrave të ndihmësve rezulton të jetë dhe ai i Jeta Dedës, e cila aktualisht mban detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar te Ushqimit.

Lista me ndihmësit e Ramës: Anxhela Lita; Mitea Gegushi; Enio Ohri; Alkida Thana; Ina Kuka; Andi Mazi; Jona Dundo; Drilona Deliu; Florian Spahiu; Oljan Kanushi; Besmir Gjokuta; Ardit Drenova; Aida Hasmeta; Kjara Adhami; Skënder Duka; Ina Memishahi; Silda Çepe; Keisi Seferi; Denada Marko; Marsel Preçi; Klevis Gjoni; Jeta Deda; Renald Koka dhe Megi Thaçi.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama ndihmesit e rames edi rama ndihmesit e rames

Sondazh

Poll