Aktualitet

Këshilltarët e KESH, Benet Beci u jepte rrogë dhe të huajve, kush është ‘Pandi Laço’

28 Dhjetor 2021, 15:59 Nga DOSJA
Këshilltarët e KESH, Benet Beci u jepte rrogë dhe të huajve,

TIRANË– Institucionet që menaxhojnë furnizimin me energji elektrike në Shqipëri rezultojnë ndër më të mirëpaguarit për drejtorin dhe këshilltarët e tij. Nga të tre institucionet, rrogën më të lartë për ta e ka siguruar Benet Beci me 2200 euro në muaj, ndërkohë që për ta këshilluar janë vendosur edhe dy të huaj, përveç shqiptarëve.

Siç edhe rezulton në dokumentin e targave, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka koston më të lartë për një këshilltar, ku rezultojnë gjashtë të tillë, mes tyre dhe një person i quajtur Pandi Laço, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për moderatorin e kantautorin. Laço paguhet 254.500.00 lekë të reja.

Ndërsa shuma mujore për ta shkon në 12 mijë e 200 euro, por më pak të paguarit janë të huajt Bassam Abulibdeh dhe Calvvin Tiessen. Ky i fundit shfaqet bashkëpunëtor në kompaninë e drejtuar nga Fitore Beci, bashkëshortja e tashmë deputetit socialist.

LISTA ME ÇMIMET:

Benet Beci – Drejtor i Përgjithshëm 230.932.00
Pandi Laço- Këshilltar 254.500.00
Mirejeta Piranjani Këshilltar 254.500.00
Ritvan Kaja- Këshilltar 254.500.00
Bassam Abulibdeh-Këshilltar 231.000.00
Eduard Elezaj- Këshilltar 231.000.00
Calvin Tiessen- Këshilltar 231.000.00

(k.m/dosha.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet benet beci kesh skandali me te dhenat personale benet beci kesh skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll