Aktualitet

Harta: 12 gjykata të shkallës së parë, 1 Apeli! Tirana e Lushnja me 2 administrative

28 Dhjetor 2021, 09:03 Nga DOSJA
Harta: 12 gjykata të shkallës së parë, 1 Apeli! Tirana e

TIRANË– Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i prokurorisë dhe Ministria e Drejtësia kanë prezantuar sot hartën e re gjyqësore që parashikon 12 gjykata të shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm, dhe vetëm një apeli për juridiksionin e përgjithshëm dhe atë administrativ. Sipas propozimit përfundimtar, gjykata të shkallës së parë administrative parashikohet të jenë dy, një në Lushnjë dhe tjetra në Tiranë. Nga 36 gjykata që ishin në total, me hartën e re do të operojnë vetëm 15 të tilla. 

Konkretisht nga 22 gjykata të shkallës së parë mbeten funksionale vetëm 12 të tilla duke shkrirë dhjetë të tjera, ato në: Pogradec, Kurbin, Tropojë, Pukë, Mat, Krujë, Kavajë, Lushnje, Përmet e Sarandë. Ndërsa Gjykatat e Apelit në Korçë, Durrës, Gjirokastër, Vlorë e Shkodër pritet të shkrihen për të lënë funksionale vetëm atë të Tiranës. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, teksa prezantoi propozimin për hartën e re gjyqësore, u shpreh se e rëndësishme është që të ketë më shumë cilësi dhe jo më shumë gjykata në numër. Llagami u shpreh për gazetarët se shërbimet që ofrohen ndaj publikut nuk do të cënohen me hartën e re gjyqësore dhe se brenda 5 viteve do të bëhet rishikimi i hartës gjyqësore nëse nuk do të ketë efikasitet.

I pranishëm në prezantim ishte edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili u shpreh se harta e re gjyqësore do të afrojë gjykatat me njeriut, do të rrisë cilësisë dhe se do të bëjë që të përdoren më mirë burimet publike. Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela, tha se prokurorët kanë pasur gjithmonë mbështetjen për të vepruar në përputhje me ligjin, jo vetëm mbështetjen e Prokurorisë së Përgjithshme por dhe Policisë. Në një prononcim për mediat pas konferencës ku u prezantua harta e re gjyqësore, Çela tha se me gjithë vështirësitë që sot kemi për përballimin e ngarkesës, mesazhi që u është dhënë prokurorive është që të vlerësojnë maksimalisht ngjarjet e rënda, ngjarjet që kërkojnë një angazhim tjetër. I pyetur nëse është gati Shqipëria për ta vënë në gatishmëri hartën e re gjyqësore, kryeprokurori Çela u shpreh se nevoja ishte ekstreme, për shkak të reformës në drejtësi që po zbatohet qw po ep akwson numrin e magjistratwve.

 KLIKO KËTU PËR TË PARË HARTËN E RE GJYQËSORE

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Ngjarjet kriminale, Çela: Do ketë hetim, ka nevojë dhe për angazhim të SPAK

Harta e re gjyqësore, Llagami: Shërbimet e publikut s’do preken, synojmë specializim

Harta e re gjyqësore / Manja: Afron njeriun me gjykatat, rrit cilësinë e shërbimeve

Harta e re gjyqësore, kryetarja e KLGJ, Llagami: S’mund të ketë gjykata në çdo lagje

 

(e.h;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike harta e re gjyqesore prezantohet harta e re gjyqesore harta e re gjyqesore prezantohet harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll