Aktualitet

Ramës s’i dalin llogaritë! Shqipëria s’ka mundësi të dhurojë energji për Kosovën

28 Dhjetor 2021, 15:06 Nga DOSJA
Ramës s’i dalin llogaritë! Shqipëria s’ka

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë përsipër t’i shtrijë dorën Kosovës për të bërë të mundur që qytetarët e saj të mos festojnë me qiri në fundvit duke qenë se po përjetojnë një krizë mjaft të thellë energjitike. Por, ajo që ngre mjaft pikëpyetje është burimi se ku do ta gjejë energjinë që do të dhurojë qeveria shqiptare, duke qenë se vendi ynë aktualisht është me mungesa.

Dosja.al u interesua pranë Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), institucion që me anë të një e-maili zyrtar vuri në dispozicion prurjet natyrore aktuale, nivelet dhe prodhimin ditor. Nga të dhënat e dërguara nga KESH vihet re se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 11.200 MWh, shumë më pak nga konsumi.

Burime për Dosja.al kanë konfirmuar se vendi ynë konsumon afro 23.000 MWh në ditë, gjë që tregon se nuk jemi në kushte për të dhuruar.

E-maili zyrtar i KESH:  

Në përgjigje të pyetjes suaj ju informojmë se aktualisht situata në kaskadën e lumit Drin paraqitet si më poshtë:

– HEC Fierzë 470 m3/s

– HEC Koman 390 m3/s

– HEC Vau i Dejës 25 m3/s

-Hec Fierzë 273.82 mmnd,

-Hec Koman 172.78 mmnd,

-Hec Vau Dejës 74.06mmnd

–          11.200 MWh (ditor)

Pyetja është: Cili është plani i Ramës, si do ta ndihmojë qeveria shqiptare Kosovën me energji elektrike?

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama kriza energjitike ne kosove edi rama kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll