Aktualitet

Vidhte energji për të rritur kanabisin, arrestohet shqiptari me shtëpi bari në Itali

28 Dhjetor 2021, 15:57 Nga DOSJA
Vidhte energji për të rritur kanabisin, arrestohet shqiptari me

ITALI- Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali pasi u kap duke vjedhur energji elektrike për të rritur kanabis. Torinoggi shkruan se 55-vjeçari shqiptar akuzohet për veprat penale të prodhimit dhe trafkimit të lëndëve narkotike si dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Shqiptari ka përdorur një bodrum në Corso Tassoni, si serë për prodhimin e marijuanës. Brenda, efektivët gjetën 137 fidanë kanabis, 9 kg të së njëjtës substancë të vendosura në qese të mbyllura dhe 15 kg të tjera të varura në tel për tharje.

Gjithashtu janë konfiskuar 20 llamba halogjene, një tharëse, 19 furnizues me energji elektrike, 26 ventilatorë, një gjenerator, një nebulizator dhe 8 kilogram pleh. Nga hetimet e mëvonshme, rezultoi se personi kishte ndërtuar një lidhje për të tërhequr në mënyrë të paligjshme energjinë elektrike nga rrjeti publik.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll