Aktualitet

Apeli merr vendimin për gjyqin ndaj Lefter Kokës, e kalon Vitin e Ri pas hekurave

28 Dhjetor 2021, 12:35 Nga DOSJA
Apeli merr vendimin për gjyqin ndaj Lefter Kokës, e kalon Vitin e Ri

TIRANË – Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i vënë në pranga pasi akuzohet për shpërdorim detyre, do të dalë përballë gjykatës më datë 2 janar të vitit të ardhshëm. Pas Apelimit të vendimit të shkallës së parë nga Koka për masë sigurie më të butë, Gjykata e Apelit ka caktuar edhe datën kur do zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Pak ditë më parë Gjykata e Posaçme la në burg ish-ministrin Koka, i cili u arrestua më 14 dhjetor për aferën korruptive të inceneratorëve. Arrestimi i tij erdhi pas hetimeve nga SPAK.

Lefter Koka akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. 57-vjeçari që ishte ministër i Mjedisit nga viti 2013 deri në 2017 në mandatin e parë të qeverisë Rama gjatë koalicionit me LSI-në, ka qenë më herë deputet dhe kryetar i bashkisë së Durrësit.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lefter koka lefter koka arrestohet lefter koka lefter koka

Sondazh

Poll