Aktualitet

Kriza në Kosovë! Rama: Po shohim çdo mundësi ndihme, familjet të festojnë me energji

28 Dhjetor 2021, 12:52 Nga DOSJA
Kriza në Kosovë! Rama: Po shohim çdo mundësi ndihme,

TIRANË– Qeveria e Shqipërisë do t’i vijë në ndihmë Kosovës për krizën energjitike. Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës në mënyrë që familjeve të mos iu mungojë energjia elektrike. Kreu i qeverisë shkruan në ‘Twitter’ se Shqipëria nuk e ka të lehtë mbrojtjen e familjeve dhe sipërmarrjeve të vogla në kohë krizash mirëopo nuk mund të qëndrojë duarkryq dhe të mos e ndajë atë që ka me Kosovën. Ndihma që do t’i jepet Kosovës do t’i shërbejë për tu furnizuar me energji për dy ditët e festave të fundvitit. 

Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!

— Edi Rama (@ediramaal) December 28, 2021


REAGIMI:

Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës,që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve! Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!

Kosova aktualisht është duke u përballur me një krizë energjetike, e paprovuar në dhjetë vitet e fundit. Qeveria e kryeministrit Albin Kurti shpalli 60 ditë gjendje emergjente në lidhje me krizën energjitike. Kurti u ka bërë apel qytetarëve që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike si dhe ka fajësuar qeveritë e kaluara për situatën në fjalë. Opozita fajëson qeverinë se ka abuzuar me situatën.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama kosove kriza energjitike ne kosove edi rama kosove kriza energjitike ne kosove

Sondazh

Poll