Aktualitet

Përplasi për vdekje babë e bir, arrestohet Muhaj, parakalimi, shkak i TRAGJEDISË

28 Dhjetor 2021, 08:49 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje babë e bir, arrestohet Muhaj, parakalimi,

TIRANË– Arlind Mihaj, drejtuesi i mjetit të llojit “Mercedez Benz” që u përplas me makinën “Opel Corsa”, gjë që solli vdekjen e 30-vjeçarit Shkurt Prenga e djalit të tij vetëm tre vjeç është vënë në pranga. Mësohet se Mihajt i është komunikuar masa e sigurisë ‘arrest me burg’ pasi akuzohet si shkaktar i aksidentit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në aksin Milot-Rrëshen. Aktualisht ai ndodhet në ambientet e spitalit, aty ku po merr mjekimin e duhur mjekësor pas përplasjes që e la të plagosur. 

Drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz, Arlind Mihaj udhëtonte në drejtim në Milotit dhe në afërsi të një karburanti ka kryer parakalim të gabuar duke i dalë përpara automjetit “Opel Corsa” brenda të cilit ndodhej familja Prenga. Si pasojë e përplasjes së fortë, Benz-i ka shpërthyer në flakë, ndërsa drejtuesi i saj, Mihaj me origjinë nga Tropoja ka marrë plagë të rënda. Në vendin e ngjarjes janë rikthyer sërish sot ekspertët e kriminalistikës së bashku me prokurorin e Kurbinit Bardhyl Shehu. Ata kanë kryer një sërë veprimesh hetimore për të dalë në një konkluzion përfundimtar në lidhje me shkaqet e këtij aksidenti me pasoja të rënda, por ekspertiza paraprake e hedh fajin mbi Mihajn, pasi referuar sinjalistikës në këtë vend është e ndaluar që të kryhen parakalime.

Pas përplasjes, ndërroi jetë 3-vjeçari me iniciale O.P., i cili ishte në sediljen e pasme të makinës, ndërsa pak minuta më vonë, vdiq edhe babai i tij, Shkurt Prenga. Bashkëshortja, 26-vjeçarja Fabiola Prenga mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë. Familja Prenga po udhëtonte nga fshati Rrilë i Lezhës në drejtim të Mirditës për të takuar dajat e bashkëshortit të saj. Ndërsa për pak ditë do të shkonin të gjithë në Itali, ku ishin zhvendosur prej disa muajsh, por ky aksident e ndau në gjysmë familjen. 

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen e kombit arlind mihaj milot-rubik shkurt prenga aksident ne rrugen e kombit arlind mihaj milot-rubik shkurt prenga

Sondazh

Poll