Aktualitet

Atentati në Peqin/ Autorët morën mjetin e viktimës, e braktisën në Kavajë (DETAJET)

28 Dhjetor 2021, 09:12 Nga DOSJA
Atentati në Peqin/ Autorët morën mjetin e viktimës, e

KAVAJË– Makina e Albi Bashaliut, viktimës së atentatit të djeshëm, është gjetur sot e djegur në Gocaj të Kavajës. Një ditë më parë, pasi vranë të riun në fshatin Gjoçaj të Peqinit, autorët tentuan të largoheshin me mjetin e tyre nga vendi i ngjarjes, por ai nuk iu ndez dhe u detyruan ta djegin. Më pas, morën çelësat e makinës së viktimës Bashaliu e u larguan drejt Kavajës. 

Mjeti i gjetur ditën e sotme është sekuestruar nga policia dhe po kqyret nga ekspertët për grumbullimin e provave, që mund të cojnë në zbulimin e autorëve të ngjarjes. Brenda mjetit nuk është gjetur arma e krimit, ç’ka lë të kuptohet se autorët janë siguruar që të mos lënë pas asnjë gjurmë. Ishin dëshmitarët ata që zbuluan për mediat se autorët ishin të maskuar me kapele, maska anti covid dhe pasi e kanë qëlluar të riun, janë afruar për tu siguruar që ai kishte ndërruar jetë.

Albi Bashaliu, 35 vjeç, banues në fshatin Gjoçaj të Peqinit u ekzekutua me amë zjarri mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:40 pasi doli nga shtëpia e tij.  Policia dyshon se 22-vjeçari Enriko Xhahysa të jetë autori i ngjarjes, pasi ai është djali i  Ylber Xhahysës, 44-vjeçarit që u vra në qershor të këtij viti nga vëllai i viktimës, Leonard Bashaliu. I riu është marrë në pyetje nga policia. Një tjetër ngjarje që po hetohet është ajo e ndodhur në vitin 2017. Albi Bashaliu është arrestuar në vitin 2017 pasi qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të dy personave të tjerë

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet enriko xhahysa vritet albi bashaliu enriko xhahysa vritet albi bashaliu

Sondazh

Poll