Aktualitet

VD-Ilaçet kancerogjene! Shoqata e Konsumatorëve padit në SPAK ish-ministren Ekonomi

28 Dhjetor 2021, 09:09 Nga DOSJA
VD-Ilaçet kancerogjene! Shoqata e Konsumatorëve padit në SPAK

TIRANË– Kryetari i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit dhe prodhuesit vendor, Ervin Resuli ka denoncuar ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ish-ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe dy zyrtarë të lartë të kësaj ministrie, Armand Raveli e Pana Shtylla Kika. Resuli për u shpreh se në vite po qarkullojnë në treg ilaçe që kanë ndikim negativ te konsumatori, referuar aferës së medikamenteve veterinare me përmbajtje të lartë substancash kancerogjene, gjë që u denoncua nga “Top Story”. Resuli tha se Ekonomi, si ish-ministre e Bujqësisë ka lejuar me anë të veprimeve të saj që analizat nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë të publikohen me 6 muaj vonesë nga momenti i mbërritjes, duke bërë që një pjesë e produkteve me origjinë shtazore apo dhe perime të ndryshme të përfundojnë në tavolinat e konsumatorit.

Sipas Resulit, Raveli si drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, gati në 50% të listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë ka barna të cilat nuk janë regjistruar në EMA dhe ka hedhur në qarkullim një sërë medikamentesh me pasoja të rënda tek konsumatori që janë të paregjistruara e që nuk u përputhet etiketa me barin apo mënyrën e përdorimit. Personi tjetër, sipas Resulit është drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së bimëve, Pana Shtylla Kika, e cila nuk e ka konstatuar fiktivitetin e institucioneve shtetërore siç dhe dolën në emisionin e transmetuar në “Top Channel”.

“Sapo depozitova në SPAK një kallëzim si kryetar i shoqatës për mbrojtjen e konsumatorit dhe jo vetëm, por edhe si prind i cili ka vendosur të rrisë fëmijët në këtë vend ndaj zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nisur nga emisioni investigativ ‘Top Story’ lidhur me aferën e medikamenteve veterinare, madje atyre medikamenteve të cilat prej 25 vitesh nuk duhet të qarkullonin në Shqipëri me veti të larta kancerogjene, u gjetën në treg dhe në një formë apo një tjetër kanë mbërritur tek konsumatori shqiptar. Personat e kallëzuar për veprimet apo mosveprimet e tyre, në rastin më të mirë mund të kemi të bëjmë me mosushtrim të detyrës, por pse jo të gjitha institucionet në sinkron duke mos vepruar në përputhshmëri me ligjin konsiderohen si një grup i organizuar që ka sjellë pasoja tek konsumatori. Zonja Ekonomi, si ish-ministre e Bujqësisë për veprimet e saj e cila ka lejuar që analizat nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë të publikohen dhe 6 muaj nga momenti i mbërritjes, ka bërë që një pjesë e produkteve me origjinë shtazore apo dhe perime të ndryshme të përfundojnë në tavolinat e konsumatorit duke mos i mundësuar garancinë dhe sigurinë. Z. Raveli si drejtori i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili gati në 50% të listës së miratuar nga Ministria e Bujqësisë janë barna të cilat nuk janë regjistruar në EMA dhe ka hedhur në qarkullim një sërë medikamentesh me pasoja të rënda tek konsumatori. Jo vetëm kaq, përveçse kemi medikamente të paregjistruara, kemi dhe medikamente që nuk përputhet etiketa me barin dhe mënyra e përdorimit ka sjellë pasoja tek konsumatori. Personi tjetër është drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së bimëve, znj. Pana Shtylla Kika, e cila përpos përgjegjësi kryesor për inspektimin e farmacive dhe depove veterinare nuk ka vepruar duke konstatuar problematika që janë konstatuar në këtë emision, i cili nxori qartas fiktivitetin e institucioneve shtetërore, të cilat nuk kryejnë siç duhet veprimtarinë e tyre që i ngarkon ligji. Duke qenë dhe prind vetë, kam depozituar këtë kallëzim i cili shpresoj me bindje të plotë që SPAK do ta marrë në konsideratë dhe do të nisë një hetim të thelluar, të menjëhershëm kundrejt këtyre kundravajteve që kanë sjellë pasoja tek konsumatorët,”- tha Resuli ndër të tjera. 

Ky kallëzim vjen pas denoncimit të bërë publik kohë më parë në emisionin investigativ ‘Top Story’ për produkte mjekësore që kanë lëndë aktive të ndryshme nga ajo që përmban etiketa dhe për ato me përmbajtje kancerogjene. Në lëndën aktive ka rezultuar se ka përmbajtje të dimetritazolit dhe furazolidonit. Të dyja këto lëndë janë të ndaluara rreptësisht pasi është vërtetuar se kanë përmbajtje kancerogjene.

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ervin resuli medikamenti topantivit ervin resuli medikamenti topantivit

Sondazh

Poll