Aktualitet

Dosja ‘339/1’! Dënohen tre persona, nipi i ish-deputetit të PS shpallet i pafajshëm

28 Dhjetor 2021, 12:32 Nga DOSJA
Dosja ‘339/1’! Dënohen tre persona, nipi i ish-deputetit

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e dosjes ‘339/1’ duke dënuar tre të pandehurit dhe duke shpallur të pafajshëm nipin e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, Samuel Ndoka. Konkretisht, Gentian Marku, Fation Marku dhe Oltion Marku janë dënuar me nga 14 vite burg mirëpo duke qenë se kanë përfituar gjykim të shkurtuar, ata do të qëndrojnë pas hekurave vetëm 9 vite e 4 muaj. I pafajshëm është shpallur Samuel Noka, nipi i ish deputetit të PS, Arben Ndoka, për mungesë provash. Ky i fundit e ka ndjekur të gjithë procesin gjyqësor nga arratia. Në njoftim thuhet gjithashtu se i kontaktuar nga media mbrojtësi i të pandehurit Samuel Ndoka, avokat Arbër Hoxha u shpreh që vendimi është i drejtë dhe është rasti për tu përgëzuar gjykata në dhënien e drejtësisë.

Të katër të pandehurit ishin pjesë grupit prej 12 personash që u gjykuan si një prej shtatë grupeve kriminale që nxorrën në pah përgjimet e dosjes ‘339’.  Pjesë e këtij grupi ishin edhe ish-kampioni i sportit e mundjes Elis Guri Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Vilson Ndoka, Elis Guri dhe Luan Boça. Ata u akuzuan për veprën penale të “Prodhim dhe shitja të narkotikëve në bashkëpunim” në formën e grupit të strukturuar kriminal. Sipas organit të akuzës, Ramadan Dushaj, kamuflonte veprimtarinë e paligjshme të tregtimit të lëndëve narkotike me aktivitet të grumbullimit dhe shitjes së produkteve bujqësore.

Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale një sasi prej 200 (dyqind) kilogramësh bimë e dyshuar si lëndë narkotike, dy pistoleta (armë zjarri), disa aparate telefonash celularë, radio marrëse, automjete të përdorur nga autorët në veprime. Në momentin e arrestimit Vilson Ndoka ka qënë në kërkim me vendim gjykate, pasi ndaj tij ishte caktuar masa e “arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë, në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

NJOFTIMI ZYRTAR: 

1. Deklarimin fajtor te pandehurit Gentian Marku per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim. Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim

2. Deklarimin fajtor te pandehurit Fation Marku per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër të grupit te strukturuar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim. Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

3. Deklarimin fajtor te pandehurit Oltion Marku per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal dhe dënimin e tij me 14 vite burgim. Ne aplikim te nenit 406 uljen e 1/3 se dënimit dhe dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet e 4 muaj burgim.

Ndërkohë Gjykata e Posaçme ka vendosur 4. Deklarimin e pafajshem te pandehurit Samuel Noka per kryerjen e veprave “prodhim dhe shitje e narkotike, ne kuadër te grupit te strukturar penal” “armëmbajtje pa leje dhe kundershtim te forcave te policisë” parashikuar nga Neni 283/1 dhe 333/a dhe 334 te Kodit Penal për shkak se nuk provohet që ta ketë kryer ai. I kontaktuar nga media mbrojtësi i të pandehurit Samuel Noka, Avokat Arbër Hoxha u shpreh që vendimi është i drejtë dhe është rasti për tu përgëzuar gjykata në dhënien e drejtësisë pasi ish Gjykata e Krimeve te Rënda dhe aktualisht Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në 21 vite të ekzistencës se saj ky është vendimi i 3 I pafajësisë.

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet dosja 339/1 fation marku gentian marku gjykata e posacme oltion marku samuel noka dosja 339/1 fation marku gentian marku gjykata e posacme oltion marku samuel noka

Sondazh

Poll