Aktualitet

Protesta e banorëve të Moravës, reagon Peleshi: Shpërblimi sipas vlerës së tregut!

28 Dhjetor 2021, 10:47 Nga DOSJA
Protesta e banorëve të Moravës, reagon Peleshi: Shpërblimi

TIRANË – Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar pas protestave të fundit të banorëve të Moravës, të cilët kërkojnë shpërblime të drejta të pronave të tyre, që preken nga ndërtimi i bazës ushtarake të NATO-s në Kuçovë.

Sipas Peleshit, shpërblimi i banorëve do të kryhet sipas ligjit dhe me vlerën e tregut, ndërsa nga ky shpërblim do të përfitojnë vetëm ata banorë, të cilëve iu preken pronat, ndërkohë që vijoi më tej duke thënë se, shteti shqiptar nuk e ka mundësinë dhe të drejtën që të veprojnë në shkelje të ligjit apo kundër asaj që ai thotë për të tilla çështje.

Peleshi vijon më tej se ky do të jetë një investim strategjik që do të thotë më shumë ekonomi për zonën, ndërsa e konsideroi ngritjen e bazës ajrore të NATO-s si historike për vendin tonë. Më tej, Peleshi tha në reagimin e tij se, një bazë e NATO-s do të thotë siguri për vendin dhe Ballkanin.

“Mbrojtja kibernetike është sfidë për të gjitha vendet. Në NATO konsiderohet një nga pesë domenet e mbrojtjes. Ne jemi përgjegjesë ta zhvillojmë sigurinë kibernetike. Kemi një projekt me amerikanët mbi 20 milionë  euro  për të ngritur njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike që do të jetë garacia e madhe. Ne i kemi potencialet dhe kapacitetet për të siguruar mbrojtjen e sistemeve tona ushtarake. Kjo sfide hyn të çdo familje të çdo qytetar dhe deri te institucionet private dhe shtetërore meqë janë online janë më të ekspozuar nga këto rreziqe. Ne do të ofrojmë të gjitha kapacitetet tona në rritjen e sigurisë kibernetike . Para se te ndodhnin ngjarjet e fundit ende nuk dihet nëse janë hakerime ose te rrjedhjes se informacionit nga nënpunes apo punonjës të papërgjegjshëm. Çështja është në hetim ndaj duhet te investojmë më shume jo vetëm ne, por të gjitha vendet për të rritur sigurinë kibernetike. Sado i zhvilluar të jetë nuk mund ti shpëtojë kërcënimit botërore. Ka haker brenda dhe jashtë vendit, pra botëror”, ka thënë Peleshi.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e moraves niko peleshi protesta e banoreve te moraves banoret e moraves niko peleshi protesta e banoreve te moraves

Sondazh

Poll