Aktualitet

Dëmet nga përmbytjet, fermerët e Fierit në protestë: Na u dëmtuan serat, duam lekët

28 Dhjetor 2021, 11:41 Nga DOSJA
Dëmet nga përmbytjet, fermerët e Fierit në protestë: Na

FIER – Fermerët e fshatit Kafaraj në Fier kanë dalë në protestë ditën e sotme pasi, sipas tyre, nuk janë dëmshpërblyer në lidhje me dëmet që u është shkaktuar nga përmbytjet e fundit. Sipas tyre rreth 32 ha sera luleshtrydhe janë dëmtuar. Prej përmbytjeve në 12 dhjetor i dëmtuan rreth 62 fermerë në Frakull dhe Kafaraj.

Pasi protestuan para Bashkisë së qytetit, ato më pas janë takuar me kryebashkiakun, Armando Subashi ku dhe i paraqitën një peticion dhe kërkesë për kompensimin e dëmeve që shkaktuan përmbytjet.

Pas takimit me Subashin, kreu i Sindikatës së Fermerëve të Bashkuar, Eduart Sharka tha se vlera e dëmit shkon rreth 300 milion lekë dhe sipas ligjit një pjesë të këtij dëmi kërkohet sipas ligjit të dëmshpërblehet nga Bashkia Fier.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet protesta e fermereve protestojne fermeret ne fier protesta e fermereve protestojne fermeret ne fier

Sondazh

Poll