Aktualitet

Komisioni Evropian aprovon certifikatën e vaksinimit të Covid-19 të Shqipërisë

28 Dhjetor 2021, 11:55 Nga DOSJA
Komisioni Evropian aprovon certifikatën e vaksinimit të Covid-19

BRUKSEL – Komisioni Evropian ka aprovuar sot certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë, një lajm i mirë për të gjithë ata që duan të lëvizin për pushime jashtë vendit gjatë festave të fundvitit.

Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmërinë.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE-së drejt Shqipërisë.

Me miratimin e certifikatës, tanimë pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE-së.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet certifikate vaksinimi komisioni evropian certifikate vaksinimi komisioni evropian

Sondazh

Poll