Aktualitet

EMRI/ Po futej në Shqipëri, arrestohet në Rinas 22-vjeçari belg i akuzuar për vrasje

28 Dhjetor 2021, 11:51 Nga DOSJA
EMRI/ Po futej në Shqipëri, arrestohet në Rinas 22-vjeçari

TIRANË– Një 22-vjeçar i identifikuar si Mirand Abazi, banues në Belgjikë është arrestuar teksa futej në Shqipëri. Sipas njoftimit të Policisë, bëhet me dije se 22-vjeçari Abazi ishte shpallur në kërkim nga Holanda ku dhe akuzohet për tre vepra të rënda penale, një prej të cilave edhe vrasja. Konkretisht, gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se i riu ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Abazi është vënë në pranga dhe është dërguar në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nga ku pritet të nisë procedura për ekstradimin e tij.

Njoftimi zyrtar: Policia Kufitare e Rinasit vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e zbatimit të ligjit të Holandës. Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, si rezultat i shtimit të kontrollit për verifikimin e dokumentacionit të qytetarëve në hyrje dhe në dalje, me qëllim kapjen e personave në kërkim, falë edhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, ndaluan shtetasin M. A., 22 vjeç, banues në Belgjikë.

Ky shtetas u kap në hyrje të Republikës së Shqipërisë dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, pasi gjatë përpunimit të dokumentacionit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, rezultoi se ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Holanda, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Vjedhja me dhunë”, “Pastrim parash” dhe “Shkatërrimi i pronës”, parashikuar nga Kodi Penal i Holandës. Personi në kërkim ndërkombëtar u dërgua në ambientet e paraburgimit të DVP Tiranë, në dispozicion të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjecari belg ne tirane arrestohet mirand abazi mirand abazi policia e tiranes arrestohet 22 vjecari belg ne tirane arrestohet mirand abazi mirand abazi policia e tiranes

Sondazh

Poll