Aktualitet

Procedimi disiplinor/KLP shtyn seancën ndaj prokurores së Tiranës, tërhiqet Stojani

28 Dhjetor 2021, 12:31 Nga DOSJA
Procedimi disiplinor/KLP shtyn seancën ndaj prokurores së

TIRANË – KLP shtyn seancën dëgjimore në ngarkim të magjistrates, me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot seancën dëgjimore mbi procedimin të ardhur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në ngarkim të një magjistrateje me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Sipas njoftimit të KLP, seanca u zhvillua nën drejtimin e Zv/ Kryetarit të Këshillit, Alfred Balla dhe në praninë e tetë anëtarëve, në mungesë Gent Ibrahimi, Esmeralda Keshi dhe Ludovik Doda. Në seancë ishin të pranishëm inspektorët e ILD-së,  Alma Tafani dhe Julian Zonja.

Kryesuesi i seancës, Alfred Balla njoftoi se prokurorja nën hetim ka paraqitur pranë Këshillit një raport mjekësor, ku për shkak të gjendjes shëndetësore, prokurorja, subjekt i procedimit disiplinor, e ka të pamundur të paraqitet sot para Këshillit, dhe kërkon shtyrjen e seancës.

Në nisje të seancës, anëtari Sokol Stojani paraqiti para Këshillit deklarimin e papajtueshmërisë, për shkak të pjesëmarrjes në procedim. Stojani informoi Këshillin se, gjatë studimit të dosjes, konstatoi se, gjatë ushtrimit të detyrës së mëparshme si Drejtor i Drejtorisë së Koordinimit Institucional në Prokurorinë e Përgjithshme, ai ka sigluar si dhe ka nënshkruar shkresa të brendshme në kuadër të praktikës së monitorimit të prokurores në fjalë mbi rezultatet e së cilës Prokurori i Përgjithshëm ka vënë në lëvizje Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, për hetimin disiplinor ndaj saj, pra, për çështjen objekt shqyrtimi nga ky Këshill. Gjithashtu, Stojani kërkoi zëvendësimin e tij si relator për këtë procedim disiplinor.

Pasi pranoi deklarimin  e papajtueshmërisë për shkak të pjesëmarrjes në procedim të Sokol Stojanit, Këshilli vendosi të caktojë datën 10.01.2022, ora 10.00, për zhvillimin e seancës dëgjimore mbi procedimin disiplinor në ngarkim të magjistrates, me detyrë Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alfred balla keshilli i larte i prokurorise sokol stojani alfred balla keshilli i larte i prokurorise sokol stojani

Sondazh

Poll