Aktualitet

Zhdukja e 47-vjeçarit në lumin Drin! Dyshohet të jetë mbytur, kërkohet trupi

28 Dhjetor 2021, 07:43 Nga DOSJA
Zhdukja e 47-vjeçarit në lumin Drin! Dyshohet të jetë

DIBËR– Mëngjesin e sotëm kanë rinisur kërkimet për gjetjen e trupit të Tofik Xhikës, 47 vjeçarit nga fshati Fushë Alie, që dyshohet se është mbytur në lumin Drin. Kërkimet po kryen nga banorë të zonës, familjarë dhe policia. Prej dy ditësh është kërkuar ndihma e palumbarëve me mjete të specializuara, gomone me motor mirëpo ende nuk ka ardhur asgjë që është kërkuar.

Ditën e sotme janë ndërprerë reshjet dhe prurjet e lumit Drin nuk janë në sasitë e mëdha, ç’ka mund të favorizojë sado pak për gjetjen e tij.

Xhika kishte lënë makinën tek lokali i fshatit Fushë Alie dhe kishte shkuar për të peshkuar në lumin Drin nga ku ka humbur cdo gjurmë. Dje u angazhuan rreth 200 banorë të zonës, polumbarë dhe forcat e policisë, por pa asnjë rezultat.

Tofik Xhika humbi kontaktet me familjen e tij më 27 dhjetor. Kanë qenë banorët e fshatit Fushë-Alie që kanë kërkuar fillimisht ndihën e policisë pas denoncimit se 47-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen. Ai është parë për herë të fundit në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, aty ku dyshohet se ishte duke peshkuar.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet tofik xhika zhduket 49-vjecari ne lumin drin tofik xhika zhduket 49-vjecari ne lumin drin

Sondazh

Poll