Aktualitet

Me pistoletë dhe municione të fshehura në makinë, arrestohen dy shqiptarë në Itali

28 Dhjetor 2021, 12:52 Nga DOSJA
Me pistoletë dhe municione të fshehura në makinë, arrestohen

MONOPOLI – Dy shqiptarë, prej vitesh rezidentë në Itali, janë arrestuar nga karabinierët në Monopoli pasi lëviznin me pistoletë dhe municione.

Ata u zbuluan, teksa makina me të cilën lëviznin tyre u ndalua nga një patrullë karabinierësh që pati dyshime për dy individët, dyshime që u provuan të drejta. Pas kontrollit të ushtruar në makinë, në një nga xhepat e sediljeve karabinierët gjetën një pistoletë Colt kalibër 38 dhe një kuti municionesh të kalibrit 7.

Dy shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Barit. Hetimet po vazhdojnë mbi origjinën e armës, nëse ka qenë e përdorur në ndonjë aktivitet kriminal në të ardhmen, dhe sidomos për të mësuar se për çfarë synonin ta përdornin dy të arrestuarit që e kishin me vete.

Marrë nga canale7.tv

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll