Aktualitet

Banorët e Shëngjinit të frikësuar nga rënia e gurëve nga mali: Shteti ndërhyjë!

28 Dhjetor 2021, 10:41 Nga DOSJA
Banorët e Shëngjinit të frikësuar nga rënia e

LEZHË – Banorët e Shëngjinit në Lezhë çdo ditë flënë nën ankthin se ndonjë gur masiv do të bjerë mbi banesat e tyre. Ky shqetësim është ngritur prej tyre duke marrë shkas nga ngjarja e tre ditëve më parë ku një gur disatonësh ra mbi një banesë.

Ata shprehen të frikësuar se fenomeni mund të përsëritet, pasi i gjithë mali është zhveshur nga bimësi e gurë të tjerë mund të bien e tu rrezikojnë atyre jetën. Banorët që i kanë banesat ngjitur me malin kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve për t’i dhënë zgjidhje problematikës që po u rrezikon jetën.

“Shiko çfarë është bërë katastrofë me këto pisha, për atë punë është mali me pemë. për t’u mbrojtur nga këto gjëra. Është djegur vendi, pylli është djegur dhe shi ka rënë, tani gurët bien se s’bën. Është bërë shumë problem, ka ardhur Policia dhe ka parë situatën. Ndikon djegia e malit, lagështira e ka gërryer shkëmbin dhe e ka detyruar të bien poshtë. Ka pasur raste që kanë rënë gurët, por për fat të mirë ndërtesat janë bërë në vendin që duhen bërë në kohën e Enver Hoxhës, tani i kanë bërë në mal”, thonë banorët. Apeli i tyre shkon për shtetin që të marrin masa sa më parë, për të shmangur tragjedi të ngjashme si ajo e Torovicës në vitin 2017. Të merren masa që të parandalohen këto rreziqe me pasoja katastrofike për popullsinë këtu. Është zonë e banuar deri pranë malit, shteti duhet të marrë masa se vetëm ai ka fuqi t’i parandalojë. Tri ditë më parë, një gur i përmasave të mëdha u shkëput nga mali dhe ra mbi një banesë në Shëngjin, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, pasi familjarët nuk ishin në shtëpi”, shprehen banorët njëzëri në lidhje me shqetësimin në fjalë.

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bien guret ne shengjin renie guresh bien guret ne shengjin renie guresh

Sondazh

Poll