Bota

Murati e Krasniqi përplasen në Kuvend: Nuk mësohet ekonomia dhe financa në YouTube

28 Dhjetor 2021, 12:46 Nga DOSJA
Murati e Krasniqi përplasen në Kuvend: Nuk mësohet ekonomia dhe

KOSOVË – Ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kanë pasur një debat shumë të fortë në seancën e sotme të Kuvendit, ku po diskutohet për krizën e energjisë elektrike.

Muratin e Krasniqin i përplasi çështja e kontratave “forward” dhe “future” në tregun e energjisë elektrike. Kryetari i PDK-së tha se Murati nuk  e dintei dallimin mes të dyjave, ndërsa Murati tha se po fliste për kontratat dhe jo për tregjet. Ai tha se ishte i skandalizuar që ministri nuk i kuptonte këto dallime sepse ishhin gjëra esenciale. Ai thotë se po mos t’i dijë këto koncepte një nxënës ekonomie, ngel në provim. Sipas tij ministrja e energjisë nuk merr vesh nga ekonomia dhe ministri i financave nuk merr vesh nga financat ndaj as ja vlen të diskutohet me ta.

“Jam i dëshpëruar me faktin e mungesës bazike të njohurive të ministrit të Financave. ‘Forëard markets’ edhe ‘future markets’ janë dy sene të ndryshme. Z. Murati, është përnjëmend e dhimbshme. Ti je ministër i Financave, këto punë duhesh me i ditë. Forëard’ është kur merren vesh jashtë bursës dy palë, ‘future’ është brenda bursës. Qysh është e mundshme ti me qenë ministër dhe mos me i ditë qeto. Është dallim esencial. Studentët e vitit të tretë në Ekonomi mos me i ditë këto, duhet me i rrëzu nga provimi. Ministrja e energjisë nuk di se çfarë flet për energji, ministri i Financave nuk di për senet bazike në financa, unë me të vërtetë nuk di çka me ju thënë ma shumë. Nuk ia vlen as me folë me ju”, tha Krasniqi.

Në replikë ministri Hekuran Murati përmendi “komplekset e mosdijes” dhe tha se diferencat ishin kaq bazike por këto gjëra nuk mësoheshin në youtube.

“Komplekset e mosdijes s’mund t’i pasqyroni tek unë. Nëse thoni që ‘forward contract’ bëhet mes dy palëve jashtë tregut, s’mund të thuash ‘forward market’. Pra vetë e the, bëhet jashtë tregut, jashtë bursës bëhet. Është koncept bazik. Z. Krasniqi, këto punë nuk mësohen duke shikuar video në YouTube”, tha Murati.

LAJMI KRYESOR: Nis seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, kriza energjitike në fokus

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora hekuran murati kuvendi i kosoves memli krasniqi hekuran murati kuvendi i kosoves memli krasniqi

Sondazh

Poll