Bota

‘Ruajtja e rrymës në frigorifer”/ Abdixhiku për Kurtin: Kthe diplomën e inxhinierit

28 Dhjetor 2021, 11:27 Nga DOSJA
‘Ruajtja e rrymës në frigorifer”/ Abdixhiku për

KOSOVË- Në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk ka lënë pa komentuar deklaratën e Albin Kurit për rruajtjen e e rrymës në frigorifer. Mediat vendase raportojnë se Abdixhiku ka thënë se nëse kryeministri Kurti si inxhinier me profesion nuk e di se çmimi i rrymës mund të kontraktohet paraprakisht atëherë le ta kthejë diplomën në universitet.

“Jam i bindur se ai duhet ta dijë e nëse nuk e din si inxhiner ta kthejë diplomën menjëherë në universitet sepse çmimi i rrymës kontraktohet rezervohet. Çmimet fiksohen se sikurse grurin, naftën e çdo mall tjetër në treg mund të blesh energji elektrike me çmimet që nuk ndryshojnë por për të bërë një gjë të tillë duhet të veprosh në kohë jo i fundit në evropë”,– tha Abdixhiku.

Kurti gjatë  një interviste tha se s’kanë mundur të blejnë rrymë më herët për të shmangur krizën me energji pasi rryma s’mund të konservohet në frigorifer.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves lumir abdixhiku albin kurti kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves lumir abdixhiku

Sondazh

Poll