Bota

Greqia vendos masa të reja për pajisjen e emigrantëve me leje qëndrimi, vendimet

28 Dhjetor 2021, 12:32 Nga DOSJA
Greqia vendos masa të reja për pajisjen e emigrantëve me leje

GREQI- Qeveria greke ka ndërmarrë disa masa për pajisjen e emigrantëve me leje qëndrimi në vend. Vendimi i ri rregullon problemet e së shkuarës, pasi ka pas mijëra raste që emigrantit i skadonte leja e qëndrimit, pa e marrë fare pasi zyrat e decentralizuara të prefekturave nuk arrinin ti shpërndanin në kohë ato.

Vendimi i qeverisë greke parashikon:

1- shtyrjen e lejeve të qëndrimit deri në 31 mars 2022 për të gjitha lejet e qëndrimit që skadonin para kësaj date.

2- mundësia e aplikimit për rinovim të lejes, pa dalë leja e vjetër.
Vendimi i ri rregullon problemet e së shkuarës, pasi ka pas mijëra raste që emigrantit i skadonte leja e qëndrimit, pa e marrë fare pasi zyrat e decentralizuara të prefekturave nuk arrinin ti shpërndanin në kohë ato.

3- Njihet nga të gjitha institucionet shtetërore dhe private,”vërtetimi blu” ,ose i quajtur ndryshe rinovimi online.

Me këtë vërtetim, tashmë mundësohet kalimi lirisht në pikat kufitare mes dy vendeve.

Qeveria greke ka zgjedhur të aplikojë procedura strikte për çështjet migratore,nën shqetësimin e rritjes së emigracionit klandestin,ndërkohë që probleme janë hasur edhe me procedurat e punonjësve sezonalë,çka ka krijuar mungesë të madhe punonjësish në sektorët e bujqësisë, turizmit dhe ndërtimit.

(f.i/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota masat e greqise masat e greqise

Sondazh

Poll