Bota

Krasniqi vë në “lojë” Kurtin: Ministre, mësoja disa gjëra kryeministrit se nuk i di

28 Dhjetor 2021, 11:43 Nga DOSJA
Krasniqi vë në “lojë” Kurtin: Ministre, mësoja

KOSOVË – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha ditën e sotme në seancën e Kuvendit se me vendimin e sjellë për miratim në Kuvend, qeveria po kërkon të legalizojë ndërprerjen e energjisë elektrike për qytetarët.

Krasniqi tha se qeveria ka dështuar të veprojë në kohë. Kryetari i PDK-së tha se ishte dashur që qeveria ta shpallte gjendjen emergjente lidhur me krizën. 

“Nga ajo që e pashë, nga vendimi që e keni sjellë, krejt çka po kërkoni është që ta legalizoni shkëputjen e rrymës për qytetarët e Kosovës.Më shumë se dy javë i ka që si Parti Demokratike e Kosovës ju kemi kërkuar që të vini me një vendim për shpalljen e gjendjes emergjente”, tha Krasniqi.

Ai tha se nuk po kërkojnë nga Qeveria përgjegjësi për krizën, por përgjegjësi për zgjidhjen e kësaj situate. Me ironi ai i tha ministres së ekonomisë Artane Rizvanolli se ajo duhet t’ja mësojë ca gjëra kryeminstrit i cili bën sikur i di të gjitha por në fakt nuk di asgjë pasi sipas tij nëse do kishte sadopak njohuri do i kishte përfituar kontratat kur ishin më lirë e jo kur janë 7 herë më të shtrenjta.

“Ministrja duhet me ia mësu kryeministrit, sepse ai s’ka faj që s’i di të gjitha, sepse ju ndoshta mendoni që i di të gjitha, por nuk i di dhe me i tregu që ka mundur të ketë kontraktim të mëhershëm, me i marrë kontratat kur kanë qenë çmimet dy herë më të shtrenjta, e jo gjashtë herë e shtatë herë siç po paguajmë sot”, tha Krasniqi.

Në fund, ai paralajmëroi se janari do të jetë muaj më i vështirë sesa dhjetori. Kosova aktualisht është duke u përballur me një krizë energjetike, e paprovuar në dhjetë vitet e fundit. Qeveria e kryeministrit Albin Kurti shpalli 60 ditë gjendje emergjente në lidhje me krizën energjitike. Kurti u ka bërë apel qytetarëve që të kursejnë sa më shumë energjinë elektrike si dhe ka fajësuar qeveritë e kaluara për situatën në fjalë. Opozita fajëson qeverinë se ka abuzuar me situatën.

LAJMI KRYESOR: Nis seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, kriza energjitike në fokus

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora kosova kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves memli krasniqi kosova kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves memli krasniqi

Sondazh

Poll