Bota

Rrahu gruan në market, burrit i zëvendësohet dënimi me burg me 2400 euro gjobë

28 Dhjetor 2021, 12:15 Nga DOSJA
Rrahu gruan në market, burrit i zëvendësohet dënimi me burg

KOSOVË Ngjarja e rëndë që ndodhi në tetor të këtij viti në Kosovë ku një burrë sulmoi një grua brutalisht në një supermarket në Prishtinë tronditi rrjetin. Megjithatë atij i është hequr dënimi me burg dhe i është zëvendësuar me gjobën prej 2 mijë e 400 eurosh.

Vendimi për Feim Berishën është marrë nga gjykatësi Hanefi Jashari në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe gjoba do të paguhet me 6 këste. Fillimisht është dënuar me gjashtë muaj burgim por me propozimin e avokates Teuta Çaushi, dënimi me burgim i është zëvendësuar me gjobën. Berisha gjithashtu do të paguajë shpenzimet për gjykatën, 20 euro, dhe 30 euro për ekspertizë mjekësore. Berisha, i cili ka goditur me grushte në kokë gruan në një market në Prishtinë, tha se e pranoi fajësinë për veprën penale dhe se ishte penduar shumë.

“Pendohem shumë dhe i kërkoj falje nga zemra”, deklaroi Berisha.

Ngjarja ndodhi në 21 dhjetor 2021 ku Feim Berishën, brenda një marketi, pas një mosmarrëveshje të çastit me S. B. në lidhje me shportat për furnizimin me ushqim, u konfliktua gjatë blerjes së gjërave ushqimore pasi nuk kishin pasur hapësirë të mjaftueshme për kalim. Ai fillimisht ia ka shtyrë shportën metalike pastaj e ka goditur me të në trup dhe se pasi ka larguar gruan e tij është kthyer dhe e ka goditur me grushte në kokë, me ç’rast i ka shkaktuar dëmtim të rëndë fizik.

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora feim berisha gjykata e prishtines kosove feim berisha gjykata e prishtines kosove

Sondazh

Poll