Bota

Krasniqi kritikon Rizvanollin:As detyrën e ministres nuk di ta bësh, veç po e provon

28 Dhjetor 2021, 11:55 Nga DOSJA
Krasniqi kritikon Rizvanollin:As detyrën e ministres nuk di ta bësh,

KOSOVË – Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas kritikave për kryeministrin Kurti lidhur me menaxhimin e krizës energjetike në Kosovë, për të cilion tha se nuk di asgjë nuk është përmbajtur as ndaj ministres së ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ai tha se Rizvanolli nuk di ta bëjë punën e ministres, por vetëm po provon dhe po tenton ta bëjë një gjë të tillë. Njësoj, sipas Krasniqit po veprojnë edhe anëtarët e tjerë të qeverisë. Ai i ka thënë Rizvanollit se nuk po arrin të kuptojë as thelbin e problemit e derisa ajo të arrijë ta kuptojë njerëzit do të rrijnë në errësirë dhe në të ftohtë. Krasniqi ka kërkuar nga ministrja që të përqëndrohen në punë, pasi u tha se janë të papërgjegjshëm dhe të paditur.

Realisht ti edhe detyrën e ministres nuk po dinë qysh me ba veç je ka provon, njëjtë edhe si shumica e kësaj Qeverie. Nuk e keni idenë se çka është detyra dhe përgjegjësia jote. Nuk je ka e kupton as thelbin e problemit por je ka e provon. Derisa je duke provuar me e krye punën tënde, njerëzit janë në të ftohët dhe në terr. Leni këto sene po shikoni dhe koncentrohuni në punë. Mua më vjen keq me papërgjegjësinë dhe të padijenisë që keni”, deklaroi Krasniqi.

Kjo replikë e Krasniqit erdhi pasi ministrja Rizvanolli i konsideroi kontradiktore kritikat e opozitës lidhur me situatën energjetike në Kosovë. Kosova aktualisht është duke u përballur me një krizë energjetike, e paprovuar në dhjetë vitet e fundit. Qeveria e kryeministrit Albin Kurti shpalli 60 ditë gjendje emergjente në lidhje me krizën energjitike. Opozita fajëson qeverinë se ka abuzuar me situatën.

LAJMI KRYESOR: Nis seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, kriza energjitike në fokus

(m.k/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora diaspora artane rizvanolli kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves memli krasniqi artane rizvanolli kriza energjitike ne kosove kuvendi i kosoves memli krasniqi

Sondazh

Poll