Bota

Gjendet i pajetë gazetari në Moskë! U hodh nga pallati, dëshmitarët: Dëgjuam ulërima

28 Dhjetor 2021, 12:05 Nga DOSJA

RUSI– Gazetari rus, Yegor Prosvirnin është gjetur i pajetë në qendër të Moskës. 35-vjeçari dyshohet të jetë hedhur nga dritarja e katit të pestë në Moskë, duke gjetur vdekjen. Gazetari me origjinë nga Vladivostok, u gjet i zhveshur në mes të rrugës Tverskaya, në qendër të qytetit. I njohur i kritikues i Vladimir Putin, gazetari mësohet se ka ndërruar jetë para se të arrinte ambulanca. Ishte bashkëshortja e tij, Marina Urusova e cila konfirmoi vdekjen e tij.

Prosvirnin dyshohet se hodhi diçka nga dritarja e katit të pestë, që sipas dëshmitarëve ishin ‘thikë dhe bombol gazi’, ndërsa fqinjët dëgjuan ‘ulërimat dhe sharjet’ para se të rrëzohej.

Politikani rus Roman Yuneman tha për gazetën Podyom se u takua me gazetarin dy javë më parë dhe gjithçka ishte ‘normale’.

“Kam folur me gruan e tij. Fatkeqësisht, kështu është. Ka rënë nga dritarja, është e vërtetë, nuk i di detajet. E pashë rreth dy javë më parë, ishte në gjendje normale pune.’– u shpreh ai.

Prosvirnin themeloi blogun e diskutueshëm të krahut të djathtë Sputnik dhe Pogrom, i cili mbështeti aneksimin e Krimesë dhe shpërthimin e armiqësive në Ukrainën lindore.

Burimi: DailyMail

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota moskë vdes gazetari ne moske yegor prosvirnin moskë vdes gazetari ne moske yegor prosvirnin

Sondazh

Poll