Bota

ALARM në Tivar, burri merr peng bankën: Kthejuni paratë punonjësve, do e hedh në erë

28 Dhjetor 2021, 10:43 Nga DOSJA
ALARM në Tivar, burri merr peng bankën: Kthejuni paratë

MAL I ZI – Një burrë i identifikuar si Edin Begziq, ka marrë peng një bankë të nivelit të dytë në Tivar të Malit të Zi pasi e akuzon se po vjedh para nga punonjësit e saj. RT shkruan se burri, banor i zonës u shfaq që në orët e para të mëngjesit në degën e kësaj banke dhe u kërkoi të gjithëve të dilnin jashtë. Më pas, ai rrethoi godinën me kallëpë të cilët sipas tij përmbajnë tritol.

Në mure, Begziq vari parulla përmes të cilave kërkonte që paratë që u janë vjedhur punonjësve nga banka, tu kthehen mbrapsht bashkë me interesa. Mes punonjësve, sipas raportimeve të bëra deri tani mësohet se janë edhe prindërit e kërcënuesit. 

“Kthejini paratë që i keni vjedhur punëtorëve,”- shkruhet në muret e bankës. 

Policia e Malit të Zi ka evakuuar një pjesë të rrugës “Marshal Tito” në Tivar nga frika se mos eksplozivët shpërthejnë dhe mund të shkaktojnë dëme në njerëz. Në një video të publikuar në rrjet, Edin Begziq i bën thirrje kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, si dhe kryetarit të Kuvendit, të ndihmojnë në zgjidhjen e situatës me bankën. Ai tha se kishte vendosur pajisje shpërthyese në disa lokacione në bankë, të cilat ishte gati t’i shpërthente, nëse kjo gjë nuk ndodh. Në pamje shihen edhe armë zjarri, koktej molotovi, shishe gazi lotsjellës, maska gazi dhe municione luftarake. 

(m.k;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota rajoni burri merr peng banken ne tivar mal i zi policia em alit te zi burri merr peng banken ne tivar mal i zi policia em alit te zi

Sondazh

Poll