Sport

Pioli vëzhgon: Milani, me muzikë “tele-punë” në distancë, duket si një video-game…

28 Dhjetor 2021, 12:03 Nga DOSJA
Pioli vëzhgon: Milani, me muzikë “tele-punë” në

ITALI – Mënyra është e mrekullueshme, sepse pikërisht kështu mori formë dhe jetë skuadra që njohim të gjithë sot. AC Milani në “tele-punë”. Gjatë bllokimit gati dy vjet më parë, kjo ishte një domosdoshmëri. Sot një mundësi e thjeshtë, e cila gjithsesi të sjell në mendje gjithçka që Pioli dhe djemtë e tij arritën të ndërtonin gjatë atyre javëve të pafundme që kaluan, duke punuar secili më vete në rezidencat përkatëse.

Kështu u forcua “Djalli” mbi të gjitha në harmoni. Në distancë, por disi të gjithë së bashku. Dhe kështu nuk është për t’u habitur që Pioli së fundmi ka vendosur të përdorë të njëjtat metoda. Takimi në Milanello është caktuar për të enjten më 30 dhjetor, por mes ditës së djeshme dhe sot, skuadra po punon “së bashku” në një video-lidhje nën syrin vigjilent të trajnerit.

Si zhvillohen seancat? Natyrisht në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, ku të gjithë janë të pranishëm. Bëhet fjalë për seancat stërvitore që zgjasin rreth një orë, të zhvilluara dhe të përkujdesura praktikisht nga trajnerët atletikë, nën mbikëqyrjen e Piolit. Pikërisht siç ndodh në Milanello. Përveç se këtu lojtarët korrespondojnë me shumë kuti të vogla që shikojnë në monitorët e vëzhguesit.

Platforma dixhitale e përdorur është Zoom. Topi nuk shfaqet në këtë fazë. Më pas lojtarët do ta gjejnë atë në fushë, duke filluar nga 30 dhjetori. Më pas propozohen ushtrimet dhe aktivitetet, që zakonisht i paraprijnë përdorimit të topit. Duke filluar nga një gjysmë ore vrap, duke përfshirë sigurisht rutinën.

Para se të niseshin për pushime, lojtarëve iu dha një “çantë pune”, që përmbante mjetet mbështetëse për ushtrime. Ato themelore janë dy: shiritat e gomës dhe peshat, padyshim të vogla në përmasa. Është një punë e ashtuquajtur “total body”, pra përfshin të gjithë trupin nëpërmjet ushtrimeve statike, dinamike, të ekuilibrit dhe të forcës.

Prandaj ka gjithmonë muzikë në sfond, siç ndodh në palestrën në Milanello. Dhe kjo është arsyeja, pse Pioli dhe stafi i tij, në këtë rrethanë kanë zgjedhur, të mos mbledhin të dhënat biometrike të lojtarëve. Në prani të një pune të kryer siç duhet në të gjitha aspektet, ekipi do të ketë një bonus për një ditë shtesë pushimi, që mund të përdoret më vonë. Një aspekt motivues jo indiferent.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ac milani në “tele-punë” milani i stefano piolit pioli dhe djemtë e tij arritën stefano pioli dhe ac milan takimi në milanello ac milani në “tele-punë” milani i stefano piolit pioli dhe djemtë e tij arritën stefano pioli dhe ac milan takimi në milanello

Sondazh

Poll