Sport

Conte, trajneri i Tottenhamit, dakort për testet ditore të Covid-19

28 Dhjetor 2021, 09:48 Nga DOSJA
Conte, trajneri i Tottenhamit, dakort për testet ditore të Covid-19

ANGLI – Trajneri i Tottenham, Antonio Conte, ka theksuar dobinë e testeve të përditshme të Covid-19. Ndërsa 15 ndeshje u shtynë në dhjetor, Premier League rivendosi masat urgjente, të tilla si testet ditore të antigjenit, përveç PCR-ve dy herë në javë, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Spurs, të cilët kanë shtyrë dy ndeshje të kampionatit dhe një ndeshje të Conference League kundër Rennes dhe më pas të humbur në tavolinë, do të përballet sot, në orën 16:00 me Southampton, 48 orë pas fitores së tyre 3-0 ndaj Crystal Palace.

Ata do të marrin rezultatet e testeve PCR të kryera të hënën. Conte është i shqetësuar për pasojat që mund të shkaktojë një test pozitiv në skuadër: “Po… Ndodhi dy javë më parë, në fund të një seance stërvitore, një lojtar që menduat ta përdornit, rezultoi pozitiv. Është një rrëmujë e madhe, pasi lojtarët tuaj pozitivë mund të infektojnë të tjerë. Por tani po ecim shumë mire, sepse para seancës stërvitore është një test me rezultat të shpejtë dhe tjetri (PCR) me rezultat ditën tjetër.”

Një rekord prej 103 rastesh pozitive u identifikuan në mesin e lojtarëve dhe stafeve të tyre në Premier League gjatë javës së kaluar, pasi kampionati anglez vendosi të ruajë orarin e tij tradicionalisht të ngjeshur edhe gjatë pushimeve.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ‘tottenham hotspur stadium’ 48 orë pas fitores së tyre antonio conte antonio conte është prezantuar aventura e dytë e antonio contes do të përballet sot në orën 16:00 me southampton pavarësisht nga statusi i vaksinimit testeve të përditshme të covid-19 trajneri i tottenham ‘tottenham hotspur stadium’ 48 orë pas fitores së tyre antonio conte antonio conte është prezantuar aventura e dytë e antonio contes do të përballet sot në orën 16:00 me southampton pavarësisht nga statusi i vaksinimit testeve të përditshme të covid-19 trajneri i tottenham

Sondazh

Poll