Sport

Në kërkim të një qëndërmbrojtësi, Milan hedh sytë nga PSG për Abdou Diallo…

28 Dhjetor 2021, 06:42 Nga DOSJA
Në kërkim të një qëndërmbrojtësi, Milan hedh

ITALI – Është një interes që shfaqet prej disa javësh. Siç bëhet e ditur nga “Sky Sport Italia” mbrëmjen e kësaj të hëne, Milani është i zënë me përpjekjet për të tërhequr në radhët e saj mbrojtësin e PSG-së, Abdou Diallo (25 vjeç). Senegalezi ka një kontratë deri në vitin 2024 me skuadrën e Paris SG-së.

Në kërkim të një mbrojtësi qendre, për të kompensuar dëmtimin e gjatë të Simon Kjaer, i cili do të mungojë deri në fund të sezonit, klubi italian ka vendosur kontakte me drejtuesit parizienë për të përcaktuar kushtet e një transaksioni të mundshëm këtë dimër. Në kërkim të likuiditetit, PSG nuk e hodhi poshtë këtë qasje të parë.

Abdou Diallo është në listën e lojtarëve për t’u shitur këtë dimmer nga Paris SG edhe pse ish-mbrojtësi i Dortmundit, është blerë 32 milionë euro në verën e 2019-ës. Senegalezi është aktivizuar pak gjatë dy muajve të fundit në Ligue 1 (dy ndeshje), nuk e ka bërë ende zgjedhjen e tij për këtë dimmer, ndërkohë që është larguar për të luajtur me kombëtaren e vendit të tij në Kupën e Afrikës (9 janar – 6 shkurt në Kamerun).

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bëhet e ditur nga “sky sport italia” blerja e re e milanit fanellën e paris sg-së ish-mbrojtesi i dortmundit mbrëmjen e kësaj të hëne mbrojtësin e psg-së milani është i zënë senegalezi ka një kontratë të një mbrojtësi qendre bëhet e ditur nga “sky sport italia” blerja e re e milanit fanellën e paris sg-së ish-mbrojtesi i dortmundit mbrëmjen e kësaj të hëne mbrojtësin e psg-së milani është i zënë senegalezi ka një kontratë të një mbrojtësi qendre

Sondazh

Poll