Sport

Kupa e Afrikës: Presidenti i Guinesë kërcënon: “Fitoni Kupën ose na paguani dëmet!”

28 Dhjetor 2021, 10:26 Nga DOSJA
Kupa e Afrikës: Presidenti i Guinesë kërcënon: “Fitoni

GUINEA Nuk po kthehemi më në kohën e Mobutu Sese Seko, diktatorit të atëhershëm të Zaires, i cili kërcënoi me vdekje kombëtaren e tij në Kupën e Botës 1974 në Gjermani, nëse humbte më shumë se 3-0 nga Brazili.

Ky është koloneli Mamadi Doumbouya, ish-legjionar i ushtrisë franceze dhe president i përkohshëm i Guinesë që nga 1 tetori, pasi udhëhoqi grushtin e shtetit kundër Alpha Condé ditë më parë. Për të nxituar futbollistët e kombëtares për të dalë mirë në Kupën e Afrikës, që fillon më 9 janar në Kamerun, ai tha: “Fitoni kupën ose do të na ktheni të gjitha paratë që kemi investuar për ju”.

Doumbouya, gjatë një ceremonie madhështore në pallatin ‘Mohamed V’ në Conakry, kryeqyteti i Guinesë, donte të stimulonte lojtarët që niseshin për në Yaoundé, me një mesazh paksa frikësues. Menjëherë pas marrjes së pushtetit, ai mori në dorë edhe kombëtaren, duke shkarkuar trajnerin francez Didier Six dhe duke ia besuar drejtimin një ish-lojtari vendas, Kaba Diawara.

“Nëpërmjet jush duhet të ndjejmë madhështinë e popullit të Guinesë, të rizbulojmë dinjitetin dhe guximin e këtij populli, – tha presidenti. – Ju besoj trengjyrëshin kombëtar në këtë ditë solemne, përpiquni ta nderoni, ta ngrini shumë lart,”- u shpreh ai.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport duke shkarkuar trajnerin francez didier six ish-legjionar i ushtrisë franceze kamerun nga 9 janari koloneli mamadi doumbouya kryeqyteti i guinesë kupa e afrikës së afrikës pas marrjes së pushtetit president i përkohshëm i guinesë presidentit të federatës së futbollit të kamerunit duke shkarkuar trajnerin francez didier six ish-legjionar i ushtrisë franceze kamerun nga 9 janari koloneli mamadi doumbouya kryeqyteti i guinesë kupa e afrikës së afrikës pas marrjes së pushtetit president i përkohshëm i guinesë presidentit të federatës së futbollit të kamerunit

Sondazh

Poll