Sport

Raste Covidi edhe te Barcelona: Clément Lenglet dhe Dani Alves, në karantinë

28 Dhjetor 2021, 06:23 Nga DOSJA

SPANJE – Dy raste me Covid-19 te Barcelona. Këtë të hënë, klubi katalanas konfirmoi testet pozitive të qendërmbrojtësit francez Clément Lenglet dhe mbrojtësit të djathtë brazilian Dani Alves.

“Të dy lojtarët do të mungojnë në rifillimin e stërvitjes, të planifikuar për të martën në orën 18:00. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të izoluar në shtëpinë e tyre”,- thuhet në deklaratë. Lenglet dhe Alves do të humbasin ndeshjen e radhës në La Liga kundër Mallorcas, të dielën (21:00).

Disa klube spanjolle kanë raportuar raste pozitivë me Covid-19: Real Sociedad tha gjithashtu të hënën, se dhjetë nga lojtarët e tij ishin infektuar gjatë pushimeve të tyre. Në mesin e dhjetorit, Real Madrid kishte përmendur gjashtë lojtarë të infektuar. Asnjë ndeshje e ditës së 19-të deri më tani nuk është shtyrë, ndërsa Covid-19 shkakton shumë shtyrje, sidomos në kampionatin anglez.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport afër kalimit te barcelona barcelona barcelona frikësohet klubi katalanas konfirmoi mbrojtësit të djathtë brazilian dani alves në la liga kundër mallorcas qendërmbrojtësit francez clément lenglet real madrid kishte përmendur gjashtë lojtarë real sociedad tha gjithashtu të hënën afër kalimit te barcelona barcelona barcelona frikësohet klubi katalanas konfirmoi mbrojtësit të djathtë brazilian dani alves në la liga kundër mallorcas qendërmbrojtësit francez clément lenglet real madrid kishte përmendur gjashtë lojtarë real sociedad tha gjithashtu të hënën

Sondazh

Poll