Sport

Disiplina me dorë të hekurt ndaj dhunës, përjashtohet Lyon dhe Parisi nga kupa…

28 Dhjetor 2021, 11:48 Nga DOSJA

FRANCE Olympique Lyon dhe Paris FC janë përjashtuar nga Kupa e Francës. Federata Franceze e Futbollit konfirmoi gjithçka nëpërmjet një komunikate për shtyp, gjë që do të thotë se Nice, skuadra me të cilën do të përballeshin Lyon apo Paris FC, kualifikohet direkt për në 1/8 e finaleve të Kupës.

Federata Franceze e Futbollit sanksionoi të dy klubet për incidentet e ndodhura në ndeshjen e 17 dhjetorit, me tifozët e të dyja skuadrave, që u përleshën me njëra-tjetrën, duke pushtuar edhe fushën e lojës, episode këto që sollën edhe pezullimin përfundimtar të ndeshjes.

Klubi parizien për më tepër, u dënua edhe me 10 mijë euro gjobë dhe me zhvillimin e 5 ndeshjeve me dyer të mbyllura, por kjo masë e fundit mbetet pezull për t’u zbatuar, nëse do të ketë përsëritje të incidenteve të tilla

Më i humburi nga ky vendim i Federatës Franceze të Futbollit rezultoi Lyoni, që u gjobit me 52 mijë euro, përveç eliminimit nga Kupa. Për më tepër kjo skuadër do të përjashtohet edhe nga edicioni tjetër i Kupës së Francës, nëse tifozët e Lyonit do të vazhdojnë të shfaqin dhunën në fushat e lojës. Gjithsesi si Paris FC, ashtu edhe Lyon, kanë të drejtën të apelojnë këtë vendim në ditët e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 10 mijë euro gjobë ishin kundër lyon olympique lyon paris fc përjashtuar nga kupa e francës 10 mijë euro gjobë ishin kundër lyon olympique lyon paris fc përjashtuar nga kupa e francës

Sondazh

Poll