Sport

Fabio Capello: “Mancini bëri një mrekulli. Italia ka nevojë për një Paolo Rossi”…

28 Dhjetor 2021, 11:02 Nga DOSJA
Fabio Capello: “Mancini bëri një mrekulli. Italia ka nevojë

EMIRATET E BASHKUARA – Ish-trajneri Fabio Capello, i pranishëm në “Globe Soccer Awards” 2021 në Dubai, me sinqeritetin e tij të zakonshëm, foli në “Sky Sport” për perspektivat e ekipit kombëtar të Italisë në ndeshjet e ardhshme “play-off”, por edhe për çmimet.

ITALIA – Është e qartë se ka shumë Itali mes nominimeve. Capello shpreh të gjithë admirimin e tij për punën e trajnerit: “Si trajner do të votoja patjetër për Mancinin. Në Europian për pak sa nuk arriti një mrekulli, kur u nis askush nuk besoi në të, por ai krijoi një kombëtare që luajti, kishte mentalitet. Besoj se edhe mbrojtësit Bonucci dhe Chiellini janë ndër më të merituarit. Së bashku mbrojtën dhe krijuan, madje edhe penalltitë vendimtare. Dhe sa i rëndësishëm është ekzekutimi nga pika, këtë e tregon fakti që po shkojmë në “play-off” për penallti të parealizuara”.

Mancini mund të mbështetet në shumë të rinj që po rriten. “Kam lexuar shumë emra dhe e pranoj që të gjithë janë lojtarë në rritje, por duhet të kuptojmë se cili do të ishte ndikimi i tyre me fanellën “azzurri” dhe me një sfidë për t’u fituar me çdo kusht. Mendoj se Mancini pret me muaj të tërë që ata të piqen, shpresa është që këta tre muaj t’i shfrytëzojnë për t’ia dalë mbanë. Idealja do të ishte gjetja e një Paolo Rossi…”.

ÇMIMET – Hapësirë ​​edhe për çmimet e tjera. Capello ka ide të qarta. “Shpresoj që Robert Lewandowski të fitojë. Unë jam një tifoz i Messit, por nuk do ta kisha votuar kësaj here për të. Mendoj se polaku e meriton çmimin. Mendoj, se ai është ende sulmuesi më i mirë edhe nëse Neymar, Haaland dhe Mbappé do të jenë konkurrentët e tij në të ardhmen.” Lewandowski mund të largohet nga Bayern Moncao? “E di që ka thashetheme, do ta shihja mirë kudo, por në Premier League ka një skuadër që i mungon një qendërsulmues i vërtetë. Eshtë Manchester United që tani përdor Cristiano Ronaldon si qendërsulmues. Shkuarja te United do të çlironte shumë hapësirë ​​dhe për portugezin. Sigurisht që do të ishte çift paksa i vjetër, por edhe kjo është në rregull.”

Simone Inzaghi fiton në Itali? “Në Itali, Interi është ende favorit i madh dhe ata kryesojnë. Inzaghi ishte inteligjent, ai vazhdoi në prag të vitit të kaluar dhe ai i motivoi djemtë në një mënyrë inteligjente.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bonucci dhe chiellini cristiano ronaldon david beckham lionel messi do të votoja patjetër për mancinin foli në “sky sport” i pranishëm në “globe soccer awards” 2021 në dubai ish-trajneri fabio capello me diego maradonën dhe cristiano ronaldon një paolo rossi robert lewandowski të fitojë bonucci dhe chiellini cristiano ronaldon david beckham lionel messi do të votoja patjetër për mancinin foli në “sky sport” i pranishëm në “globe soccer awards” 2021 në dubai ish-trajneri fabio capello me diego maradonën dhe cristiano ronaldon një paolo rossi robert lewandowski të fitojë

Sondazh

Poll