Sport

Jürgen Klopp ngre zërin, i kërkon Anglisë të miratojë rregullin e 5 zëvendësimeve…

28 Dhjetor 2021, 06:55 Nga DOSJA
Jürgen Klopp ngre zërin, i kërkon Anglisë të

ANGLI – Jürgen Klopp vazhdon të ngrejë zërin, që Premier League të miratojë rregullin e pesë ndryshimeve, por trajneri i Liverpool është pesimist. “Na duhen katërmbëdhjetë vota për të ndryshuar rregullin dhe ka diçka që nuk shkon. Për shembull, nuk mendoj se shumë lojtarë të Burnleyt janë të angazhuar në ndeshje ndërkombëtare.

Kur lojtarët tanë luajnë tre ndeshje në javë, ata kanë vetëm një,– tha Klopp në një konferencë për shtyp të hënën. – Po flasim për një problem që hasin disa lojtarë dhe klube, por rezultatin e të cilit e vendosin të tjerët. Ky është një problem real. Liga më e mirë dhe më intensive në botë është e vetmja që vazjdon me tre zëvendësime në një ndeshje. Kjo nuk është e drejtë. Ne duhet të ndryshojmë, por nuk e shoh një mundësi të tillë.”

Ndërsa ligat kryesore në futbollin europian kanë miratuar rregullin me pesë ndryshime, për të ndihmuar lojtarët të përballen me kalendarët e dendur nga pandemia Covid-19, Premier League është shprehur kundër këtij zhvillimi. Por debati ushqehet dhe Thomas Frank, tekniku i Brentfordit, këtë të hënë shkoi në drejtim të Kloppit: “Jam plotësisht dakord me të, për nevojën e pesë ndryshimeve. Unë përfaqësoj një klub me një buxhet të vogël, një organikë të vogël, por mendoj se kjo do të na ndihmonte”.

Edhe trajneri i Watford, Claudio Ranieri, dëshiron gjithashtu që edhe Premier League të kalojë te pesë ndryshimet, ndërkohë që futbolli anglez aktualisht është prekur nga një valë rastesh pozitive me Covid-19, e cila tashmë ka shkaktuar shtyrjen e disa ndeshjeve. Javën e kaluar, edhe Ralf Rangnick dhe Pep Guardiola, të cilët drejtojnë Manchester United dhe Manchester City, gjithashtu bënë thirrje për aplikimin e rregullit me pesë ndryshime.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport claudio ranieri jürgen klopp vazhdon të ngrejë zërin kampionët e premier league pandemia covid-19 premier league ralf rangnick dhe pep guardiola trajneri i liverpool është pesimist trajneri i watford claudio ranieri jürgen klopp vazhdon të ngrejë zërin kampionët e premier league pandemia covid-19 premier league ralf rangnick dhe pep guardiola trajneri i liverpool është pesimist trajneri i watford

Sondazh

Poll