Aktualitet

Pipero: Vaksina duhet të bëhet çdo 6 muaj

27 Dhjetor 2021, 21:51 Nga DOSJA
Pipero: Vaksina duhet të bëhet çdo 6 muaj

TIRANË- Doktor Pëllumb Pipero ka deklaruar se vaksina duhet të bëhet çdo 6 muaj. I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘Top Channel’, Pipero u shpreh se vaksina është e vetmja armë e fortë për njerëzimin nëse variante të tjera pas Omicron dalin në qarkullim. Ai gjithashtu theksoi se vende si Izraeli dhe Austria po diskutohet për një dozë të 4 të vaksinës.

“Çdo vaksinë ka protokollin e saj. Vaksina J&J që ne nuk e kemi, doza e dytë është e barasvlefshme me dozën e tretë te Pfizer bëhet pas dy muajsh. Kurse sa i takon Pfizer ose Moderna-s bëhet pas 5-6 muajsh. Dua ta qartësoj mirë se prania e antikorpeve është një armë shumë e mirë për të mos u infektuar dhe nëse infektohemi ta kalojmë shumë lehtë edhe Omicronin. Ndaj fuhet të mirëkuptohemi edhe për dozën e tretë. Edhe në Austri e Izrael po diskutohet legalizimi i dozës së katërt. Nëse kjo pandemi zgjat shumë dhe nëse do kemi variante të tjera pas Omicron del e domosdoshme pasja në qarkullim e antitrupave si armë e gatshme mbrojtje. Kjo do të thotë se ndoshta çdo gjashtë muaj do duhet të bëjmë një vaksinë. Nuk ka asnjë arsye që të mos bëhet”, tha Pipero.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet pellumb pipero vaksina anti-covid pellumb pipero vaksina anti-covid

Sondazh

Poll