Aktualitet

Rakacolli: Me infektimet nga Covid që kemi nuk ka vend për lehtësim masash në vend

27 Dhjetor 2021, 21:09 Nga DOSJA
Rakacolli: Me infektimet nga Covid që kemi nuk ka vend për

TIRANË- Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka deklaruar se masat anti-Covid nuk do të lehtësohen pavarësisht nëse shifrat e infektimeve ulen. E ftuar në emisionin ‘Open’, në ‘Top Channel’, Rakacolli ka thënë se prej disa kohësh, në vend ka qenë një situatë e qëndrueshme, duke shtuar se kjo është arsyeja që nuk do të ketë orë policore në natën e ndërrimit të viteve.

Dialogu:

Rakacolli: Asnjëherë virusi nuk ka qenë në të njëjtën shpërndarje në të gjithë botën. Çdo vend ka pasur nivelet e veta të infeksionit. Në Shqipëri, prej më tepër se 6-7 javësh kemi një situatë të qëndrueshme. Incidenca ka vijuar të jetë njëlloj, ndoshta në një periudhë me një tendencë të lehtë ulje. Tani kemi menduar që ky nivel masash të jetë ky që është, më pas të shohim.

Pyetje: Pse nuk lehtësohen masat?

Rakacolli: Këto numra i përgjigjen këtij niveli masash. Me këto numra nuk ka vend as për lehtësim as për përmirësim.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mira rakacolli omicron mira rakacolli omicron

Sondazh

Poll