Aktualitet

Mjeku Sulçebe: Doza e tretë e rrit imunitetin ndaj Omicron

27 Dhjetor 2021, 21:21 Nga DOSJA
Mjeku Sulçebe: Doza e tretë e rrit imunitetin ndaj Omicron

TIRANË- Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka deklaruar se një dozë e tretë e vaksinës anti-Covid rrit mbrojtjen imunitare, ndaj variantit Omicron. I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘Top Channel’, Sulçebe ka thënë se si vend jemi në nivel të përgjithshëm imuniteti, ndërkohë që mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se mund të infektohesh edhe nëse je vaksinuar.

Sulçebe: Në shifrat tona, gjetëm në Tiranë dhe Berat që 50% raportonin se ishin infektuar. Pra përqindja e popullatës që është infektuar tek ne është më e lartë. Kësaj përqindje i mbivendoset dhe përqindja e vaksinimit. Jemi në një nivel të përgjithshëm të imunitetit. Duhet të keni parasysh një gjë, imuniteti është shumë kompleks. Pra ky imunitet qoftë kolektiv apo individual të mbron dhe nga Omicroni megjithëse është varianti më i ndryshëm deri tani. Por këtu hyn dhe roli i dozës së tretë që rrit në mënyrë të lartë mbrojtjen imunitare.

Pipero: Askush nga ne nuk thotë nuk infektohet nëse je vaksinuar. Mundësia për tu sëmurur është thuajse inekzistente por jo se mbrohemi nga infektimi.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet genc sulcebe omicron pellumb pipero genc sulcebe omicron pellumb pipero

Sondazh

Poll