Aktualitet

VD- Aksident në Mirditë! Vdes 3-vjeçari bashkë me të atin,2 të plagosur tek ‘Trauma’

27 Dhjetor 2021, 15:26 Nga DOSJA
VD- Aksident në Mirditë! Vdes 3-vjeçari bashkë me të

MIRDITË– Një fëmijë 3-vjeç dhe i ati kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor në aksin Milot-Rrëshen. Pasditen e sotme, rreth orës 16:30 minuta, mjeti tip “Benz”, i drejtuar nga Arlind Mihaj bëri një parakalim të gabuar duke përplasur “Opelin” në të cilën po udhëtonte familja Prenga. Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në vend i mituri me iniciale O.P., i cili ishte në sediljen e pasme të makinës, ndërsa u lënduan rëndë prindërit e tij dhe Mihaj. Nuk kaloi shumë kohë dhe në spital ndërroi jetë edhe babai i tij, Shkurt Prenga, ndërsa dy të tjerët ndodhen në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës në Tiranës.

Fabiola Prenga, nuk di ende asgjë për fatkeqësinë që ka ndodhur teksa po udhëonte nga fshati Rrilë i Lezhës në drejtim të Mirditës për të takuar dajat e bashkëshortit të saj. Ndërsa për pak ditë do të shkonin të gjithë në Itali, ku ishin zhvendosur prej disa muajsh.

Edhe pse jo në rrugë zyrtare, dyshohet se shkak për aksidentin tragjik është bërë një parakalim i gabuar i drejtuesit e të Benz-it por edhe shpjetësia e lartë e lëvizjes të të dy mjeteve, duke mos e shmangur përplasjen mes tyre.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Iu pre rruga në mes! Shkurt Prenga po shkonte me familjen të takonte dajën për festa

Aksidenti në Rrugën e Kombit, mesazhet prekëse: Dhimbe e madhe, na coptove

EMRI/ Aksidenti në Rrugën e Kombit, zbulohet identiteti i shoferit të makinës ‘Benz’

VIDEO/ Aksidenti në Rrugën e Kombit, dalin pamje të tjerë nga ngjarja

FOTO/ U aksidentuan në Rrugën e Kombit, dalim pamjet e familjes Prenga

Aksidenti në Rrugën e Kombit, humb jetën dhe babai i 3-vjeçarit

Aksidenti në Milot-Rrëshen, njoftimi zyrtar: 3-vjeçari humbi jetën, makina në flakë

E RËNDË! Aksidenti në Milot-Rubik, ndërron jetë një fëmijë, pësoi djegie në trup

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen e kombit milot-rubik aksident ne rrugen e kombit milot-rubik

Sondazh

Poll