Aktualitet

Iu pre rruga në mes! Shkurt Prenga po shkonte me familjen të takonte dajën për festa

27 Dhjetor 2021, 21:35 Nga DOSJA
Iu pre rruga në mes! Shkurt Prenga po shkonte me familjen të takonte

MIRDITË– Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin Milot – Rrëshen, ku humbën jetë 33-vjeçari Shkurt Prenga dhe djali i tij i mitur, 3-vjecari O. Prenga. Mësohet se familja Prenga udhëtonte nga fshati Rrilë i Lezhës në drejtim të Mirditës, për të kaluar festat tek daja i viktimës.

Më pas, Prenga kishte planifikuar të shkonte në Itali, ku ishte zhvendosur prej disa muajsh. Mirëpo, një parakalim i gabuar nga mjeti tip “Benz”, i drejtuar nga Arlind Mihaj, i preu rrugën në mes. Mihaj, me origjinë nga Tropoja ka marrë plagë të rënda dhe po mjekohet në spitalin e Traumës, ndërsa edhe bashkëshortja e viktimës, 26-vjeçarja Fabiola Prenga mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë.

LAJMI KRYESOR: Aksident në Mirditë! Vdes 3-vjeçari bashkë me të atin, 2 të plagosur tek ‘Trauma’

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen e kombit arlind mihaj milot-rubik shkurt prenga aksident ne rrugen e kombit arlind mihaj milot-rubik shkurt prenga

Sondazh

Poll